
Ekspres me Kafe te Bluar KA3028 850W 15Bar DSP Professional

Detajet
- Vendndodhja
- Tiranë
Përshkrimi
Ekspres me Kafe te Bluar KA3028 është pajisja e duhur për ju nëse jeni adhurues i ekspresit, kapuçinos apo pijeve të tjera të nxehta. Ne kemi për ju aparatin e përsosur të kafesë. Ekspres me Kafe te Bluar KA3028 kombinon teknologjinë e përparuar me dizajnin mahnitës dhe vijnë për të përmirësuar rutinën tuaj të përgatitjes së kafesë në mëngjes me komoditetin dhe performancën maksimale që ofrojnë. Pavarësisht nëse jeni një barist profesionist ose thjesht dëshironi të shijoni një kafe cilësore në shtëpi, aparatet tona të kafesë do t’ju bëjnë përshtypje me dizajnin e tyre ergonomik dhe rezultatin perfekt të shijeve dhe aromave të pasura të kafesë. Ky aparat ekspresi ju ndihmon për të bërë kafetë tuaja të preferuara të nxehta ose fredo lehtësisht dhe thjesht. Blerja e një makinerie ekspresi/ pijesh të nxehta nuk është thjesht një blerje si gjithë të tjerat. Ajo është edhe një investim i leverdisshëm. Me këtë makinë ekspresi ju jo vetëm që do të shijoni në shtëpinë tuaj kafe si të lokalit, por me çmim që varion nga 7 deri 10 lekë për filxhan. Për një familje normale që konsumon 4-6 kafe në ditë për disa muaj ekspresi juaj do ta ketë shlyer vetveten! Për dashamirët e ekspresit, DSP ka krijuar makinën e ekspresit Ekspres me Kafe te Bluar KA3028 ! Është një aparat kafeje ergonomike, e cila funksionon me një presion pompe 15 bar dhe fuqi 850 W. Si rezultat ju ofrohet mundësia për të bërë një kafe të shijshme dhe aromatike në shtëpi! Ka një dalje avulli për të kënaqur edhe adhuruesit tuaj të kapuçinos, duke i lejuar ata të bëjnë lehtësisht dhe thjesht qumështin e tyre të preferuar me shkumë. Ka një sipërfaqe që ngrohet sipër për të mbajtur filxhanët tuaj në temperaturën e këshilluar për të përftuar 100% shijen dhe aromën e një kafeje si ajo e lokalit tuaj të preferuar. Kjo paisje pastrohet lehtë dhe ka një sistem efikas për ngrohje shumë të shpejtë të ujit. Fuqia: 850 W Pompë: 15 bar Pompë italiane: ULKA Panel kontrolli: me butona dhe çelës rrotullues për avullin Veshja e panelit të jashtëm: inox Mund të bëjë kafe ose avull Depozita e ujit transparente e ndashme 1.8L Me valvul sigurie që mund të lëshojë presionin automatikisht Kaldaja: Aliazh alumini me derdhje të rëndë Mbajtësja e filtrit: aliazh alumini me filtër të dyfishtë inox për të përmirësuar cilësinë e kafesë I sigurt dhe i besueshëm, me mbrojtje nga mbinxehja dhe presioni i tepërt Gryka e shkumës e shkëputshme Tabaka pikuese për pastrim të lehtë Pllakë e sipërme inox për ngrohjen dhe parangrohjen e filxhanëve të kafesë Tabaka e heqshme e pikimit me tregues të nivelit të ujit Aksesorët: Dy luge filtër + ngjeshës i kafes
Detajet:
Specifikimet
- Fuqia
- 850 W
Dërgesa sipas vendit
- Tiranë: 200 lekë · falas mbi 5 000 lekë
- Gjithë Shqipëria tjetër: 300 lekë · falas mbi 5 000 lekë
Ekspres me Kafe te Bluar KA3028 850W 15Bar DSP Professional