
Tave Me Kapak e Emaluar/Cingo 6L ESTIA GR

Detajet
- Vendndodhja
- Tiranë
Përshkrimi
Përshkrimi i Tave Me Kapak e Emaluar/Cingo 6L ESTIA GR Gatuani tavat tuaja të preferuara deri në perfeksion! Kjo tavë me buzë kromi dhe kapak është e gjithanshme. Është ideal për pjekjen e shpendëve, si dhe për tava mishi, peshku ose perimesh. Ciklet e avujve që mbeten brenda tavës dhe pikojnë bëjnë që gatimi të mos thahet asnjëherë. Kapaku funksional mund të përdoret në mënyrë ideale edhe si tavë e vogël. Kapaku i heqshëm është me doreza anësore për ngritje të lehtë nga furra në tavolinë dhe që të përdoret edhe vetë si tavë. Kjo tavë e dyfishtë me kapak është prej çeliku special dhe me sipërfaqe natyrale jo ngjitëse. E veçanta e enëve të smaltuara, të emaluara ose cingo siç i thoshin amvisat e vjetra është se ato janë bërë nga lëndë të para natyrale. Ato NUK KANE asnjë lloj SUBSTANCE të dëmshme për shëndetin. Të gjitha ushqimet ruajnë shijen e tyre natyrale në këtë enë gatimi. Smalti është gjithashtu i përshtatshëm për ata që vuajnë nga alergjitë. Sipërfaqja e lëmuar pa pore është ambient armiqësor për baktere. Ato pastrohen kollaj dhe në këtë mënyrë mundësohet higjiena optimale në kuzhinë. Enët e gatimit me smalt janë të qëndrueshme dhe me një përdorim të kujdesshëm, do t’i shijoni për një kohë të gjatë në një standard shumë të lartë gatimi. Dizajni elegant dhe i thjeshtë i kësaj tave dhe ngjyra e zezë përputhet me të gjitha llojet e dekorit dhe stilin e kuzhinës tuaj! Specifikat: • Tavë ovale çeliku me buzë inoksi dhe kapak • Kapaciteti : 6 L • Përmasat: lartësia 17 cm, gjerësia 28 cm, gjatësia 40 cm • E zmaltuar/emaluar/cingo • Ngjyra: e zezë mat • Kapaku mund të përdoret edhe si tavë • I sigurt për lavapjatë • I përshtatshëm për të gjitha llojet e furrave
Detajet:
Specifikimet
- Marka
- Estia
Dërgesa sipas vendit
- Tiranë: 200 lekë · falas mbi 5 000 lekë
- Gjithë Shqipëria tjetër: 300 lekë · falas mbi 5 000 lekë
Tave Me Kapak e Emaluar/Cingo 6L ESTIA GR