20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë/Pjesa e dytë

20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë/Pjesa e dytë

Në stokPërditësuar dje

750 lekë

Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Mediaprint

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Studiuesja Suzana Varvarica Kuka sjell librin e dytë të kolanës “20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë”, një histori arti për fëmijë dhe të rinj. Në këtë botim, fëmijët dhe të rinjtë do të njihen me njëzet mjeshtër të tjerë të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk kanë lexuar dhe dëgjuar. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë në historinë së artit shqiptar të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Libri i dytë prezanton, në njëzet njësi, jetën dhe krijimtarinë e njëzet mjeshtërve: datën dhe vendin e lindjes së tyre, sfondin historik dhe shoqëror, edukimin, arsimimin dhe formimin i tyre artistik. Disa prej tyre u shkolluan në akademitë e njohura të artit në botë dhe disa ishin autodidaktë ose morën mësime nga mjeshtërit më të hershëm, krijimtaria dhe jeta e të cilëve është rrëfyer në librin e parë. Nga krijimtaria e çdo mjeshtri është zgjedhur me kujdes një vepër, për të cilën shpjegohet subjekti, tema, koha e krijimit, parimet dhe elementet e artit të përdorura. Secila vepër përshkruan aftësitë krijuese, talentin pasqyrues, fantazinë e secilit mjeshtër për të krijuar stilin vetjak figurativ. Shkrimi i kësaj kolane lindi si domosdoshmëri e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me historinë e artit shqiptar, përmes artistëve dhe veprave të tyre. Edhe ky libër do të jetë pjesë e trashëgimisë kombëtare shqiptare dhe e edukimit artistik të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, kudo që jetojnë. Libri këshillohet të lexohet edhe nga prindërit, për të shtuar qasjet e njohjes dhe kuptueshmërisë. Gjuha e përdorur në përshkrimet rreth veprave të artit është e thjeshtë, e kuptueshme. Libri rrëfen edhe kuriozitete nga jeta dhe krijimtaria e këtyre mjeshtërve të hershëm shqiptarë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

750 lekë

Më i ulëti

750 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

750 lekë

Më i larti

750 lekë

22 tet 2026

20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë/Pjesa e dytë