
22 Lojëra 1 / 22 Games 1
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Libri “Luaj mëso dhe argëtohu 1” përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira. Nëpërmjet tyre fëmijët nxiten të bashkëpunojnë në grup, të eksplorojnë, t’i interpretojnë informacionet dhe t’i demonstrojnë njohuritë dhe veprimet e tyre sa më saktë dhe bukur. Këto lojëra mund të luhen në ambiente të ndryshme dhe me mjete të ndryshme. Shpesh autori jep mundësinë e ndryshimit apo rritjes së vështirësisë së lojës, sipas interesit dhe nivelit të lojtarëve që marrin pjesë në lojë, duke i dhënë liri fantazisë së madhe të fëmijëve. Në çdo lojë, për organizimin dhe mbarëvajtjen e saj, zgjidhet drejtuesi i lojës, i cili mund të jetë mësues, prind, pjesëtar i komunitetit ose një fëmijë. Drejtuesi i lojës duhet t’i njohë rregullat e lojës dhe të jetë i vëmendshëm në zhvillimin e saj. Ky libër është i dobishëm edhe për mësuesit e edukimit fizik në të gjitha ciklet shkollore, si një udhëzues për veprimtari fizike dhe edukative. Gjithashtu, këto lojëra janë gjithëpërfshirëse dhe ideale për t’u zhvilluar në Ditën e Fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, në Ditën e Balonave si dhe në aktivitete të ndryshme sportive. Ju ftojmë të udhëtojmë së bashku në botën e pafundme të lojërave dhe të imagjinatës! Vlerësime për librin “Kjo seri librash është një vlerë e shtuar në fushën e arsimit dhe edukimit. Këta libra janë të vlefshëm për fëmijët, prindërit e mësimdhënësit, si modele që fëmijët të mësojnë përmes lojërave.” Sidita Haxholli Universiteti i Shkencave Sportive “Lojërat popullore janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, repertori i të cilave pasurohet përgjatë historisë. Disa prej tyre autorja na i ka sjellë bukur në këtë seri librash. Është risi fakti që librat janë dygjuhësh, shqip dhe anglisht.” Keida Ushtelenca Departamenti i Edukimit dhe Shëndetit UST “Këta libra vijnë si një dhuratë e mrekullueshme për fëmijët, për t’ua zbukuruar fëmijërinë. Librat u japin mundësi fëmijëve që t’i mësojnë lojërat popullore- lëvizore, të cilat mund të luhen në shkollë apo edhe në vende të tjera me shokët e familjarët, duke i ndihmuar ata që t’i përforcojnë kompetencat dhe aftësitë konjitive e sociale.” Lediona Asabella Eksperte në çështjet sociale Seria e librave me lojëra popullore – lëvizore nxit gjithërfshirjen dhe komunikimin me një gjuhë të paqtë e korrekte. U jep mundësi mësuesve t’i praktikojnë ato në mjedise shkollore, duke nxitur modele prosociale të sjelljes dhe disiplinës. Rezarta Bana Mësuese e shkencës dhe edukimit Toronto, Kanada
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
22 Lojëra 1 / 22 Games 1