41 sekrete

41 sekrete

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Ky libër përmbledh 41 histori njerëzish të ndryshëm, shkruar nga Ben Blushi në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Përveç rrëfimeve, Ben Blushi ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke harmonizuar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun artistik që ka zhvilluar me secilin prej tyre. Personazhet variojnë nga njerëz të familjes së tij te miqtë; shkrimtarë si Ismail Kadare, aktorë si Robert Ndrenika, Monika Lubonja e Viktor Zhusti, piktore, klerikë, fotografë, këngëtarë si Dren Abazi e Bojken Lako, sportistë; afganë, ukrainas, si dhe pinjollë të familjeve të shquara si nipin e Ismail Qemalit, nipin e Faik Konicës apo vajzat e Lasgush Poradecit dhe Vangjush Mios. Sekretet mbyllen me një rrëfim të sinqertë se si të bëhesh mysliman në Kavajë. Siç shkruan Blushi vetë: “Libri ka 41 personazhe të cilët kanë 41 sekrete. Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që më duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit. Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri te mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falënderoj pa kushte. Në disa raste, ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

22 tet 2026

41 sekrete