
7 bashkeshortet e Evelin Hygose
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Sekretet e Hollivudit dhe çmimi i vërtetë i lavdisë Ikona e filmave të Hollivudit, Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe plot skandale. Por, kur për këtë punë zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse pikërisht tani? Monikës nuk i shkojnë punët aspak mirë: burri e ka lënë dhe jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Megjithatë, pavarësisht dyshimeve se pse e zgjodhi Evelina, ajo është e vendosur ta përdorë këtë mundësi të artë për t’i dhënë një shtysë të madhe karrierës. Në apartamentin luksoz të aktores, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregohen. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke treguar gjithçka për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori të jashtëzakonshme të mbushur me ambicie të pamëshirshme, miqësi të papritura dhe dashuri të ndaluara. Ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, Monika fillon të ndihet thellësisht e lidhur me yllin legjendar, por bëhet e qartë se jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në një mënyrë thellësisht tragjike dhe të pakthyeshme. Vlerësime nga kritika: “Evelin Hygo është idhulli magjepsës që admironi, por dhe luftëtarja e pamëshirshme që dëshironi të jeni. Historia e jetës së saj të copëton zemrën, por prapë është e bukur dhe do t’i mbajë lexuesit të mahnitur deri në faqen e fundit.” — Us Weekly “Paketa e plotë: përshkrimi më i bukur i intrigave klasike të Hollivudit, plot kthesa të papritura dhe komente therëse në majën e botës së aktrimit, sidomos mes grave.” — Anne Helen Petersen , BuzzFeed “Reidi di si t’i trazojë telat e zemrës me histori të pazakonta për kërkimin dhe gjetjen e dashurisë së vërtetë… një aftësi e papërsëritshme për ta bërë lexuesin të shkrihet në lot.” — Booklist
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
7 bashkeshortet e Evelin Hygose