
Abetare
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
ABETARE ALTERNATIVE – është konceptuar si një udhëtim magjepsës në gjuhën e bukur shqipe ku mësimi, fantazia dhe imagjinata fëminore gërshetohen së bashku për ta shndërruar përvojën e punës me të në një aventurë të paharrueshme. Ajo nuk synon thjeshtë mësimin e alfabetit, por dashurinë për gjuhën shqipe, si dhe dashurinë për librin, për leximin si përvojë zbuluese e estetike. Kjo ABETARE ALTERNATIVE sjell përvojat më të mira evropiane, duke i përfshirë fëmijët në botën komplekse të komunikimit gjuhësor, me një gërshetim të aftësive bazë të së folurës, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit. Një nga risitë është rrëfimi i një historie që i lidh të gjitha pjesët në mënyrë të harmonishme përmes lojërave, aventurave dhe zbulimeve të 4 personazheve të saj, që janë heronjtë e këtij udhëtimi në 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqip. Historitë dhe aventurat e tyre, të shkruara nga autoret enkas për këtë libër, krijojnë një mjedis motivues dhe gjithëpërfshirës, që e ndihmon procesin e të nxënit, si dhe i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësitë afektive, imagjinatën dhe përmasën sociale të ndërveprimit fëminor. Falë kësaj metode, fëmijët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste të plota ende pa e përmbyllur të gjithë procesin e të nxënit të shkronjave. Përmes tekstesh të shkuara në mënyrë specifike, ata do të lexojnë me lehtësi e kërshëri pjesë të vogla letrare që nga shkronja e 22-të e deri në fund të kësaj abetareje, duke përfshirë edhe leximet antologjike në përmbyllje të saj. Lehtësisht e përdorshme, me fletoren e punës të integruar në të, me një aparat konceptual që përputhet me moshën e fëmijëve, me një sistem harmonik e interaktiv të elementeve të gjuhësisë dhe specifikave gjuhësore të shqipes, me një aparat didatik të efektshëm, kjo është një ABETARE FRYMËZUESE për fëmijët e shekullit 21- , për të cilët bota do të jetë hapësira e zbulimeve të paharrueshme, e ndjesive të hareshme dhe e përvojave mbresëlënëse.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 600 lekë
Më i ulëti
1 600 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 600 lekë
Më i larti
1 600 lekë
22 tet 2026
Abetare