
ADETIV PËR NGJITËSAT E PLLAKAVE
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
ADETIV PËR NGJITËSAT E PLLAKAVE ADETIV PËR NGJITËSAT E PLLAKAVE FLEXIT Eshtë një produkt me përmbatje elastomerike i cili përdoret si një adetiv në ngjitësit dhe llaçrat me bazë çimentoje, si edhe tek hidroizoluesit njëkomponentësh duke ju dhënë atyre vetitë e mëposhtme: • Flexibilitet të lartë. • Papërshkueshmëri ndaj ujit. • Aftësi ngjitëse të përmirësuar. FUSHA E PËRDORIMIT Flexit përdoret si elastifikues në rastet e mëposhtme: • Në hidroizoluesit njëkomponentësh të aplikueshëm me furçë si (MONOFLEX), në rastet kur sipërfaqja ku do të aplikohet shfaq çarje ose plasaritje. • Në ngjitësit e pllakave (DW), për shtrimin e pllakave mbi sipërfaqe të cilat karakterizohen nga çarje, plasaritje si edhe në ato raste kur janë të ekspozuara ndaj vibrimeve dhe tkurrje-bymimeve. • I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave dhe paneleve të polisterolit mbi metal, dru dhe suporte me deformueshmëri të lartë. • Gjithashtu FLEXIT rekomandohet të përdoret si elastifikues në të gjitha produktet me bazë çimento. MËNYRA E PËRDORIMIT DHE KONSUMI Përgatitja e sipërfaqes Sipërfaqet ku do të aplikohet ngjitësi duhet të jenë të pastra, pa vajra apo pluhura, rekomandohen të jenë sa më të sheshta. Në rastet kur nuk janë të tilla mund të nivelohen por duke shmangur gjithmonë akumulimin e ujit. ELASTIFIKIMI I NGJITËSAVE PËR PLLAKA • Elastifikimi i plotë Për (25 kg) DW (ngjitës pllakash) përzihen me 6 kg FLEXIT (nëse nevojitet mund të shtohet edhe një sasi 1-2 lt uji) duke u përzier vazhdimisht derisa të formohet një përzierje homogjene. • Elastifikimi i pjesshëm për (25 kg) DW përzihet me 3-4 kg Flexit sëbashku me një sasi uji (afërsisht 3-4 kg), duke e përzier vazhdimisht derisa të fitohet një përzierje homogjene. Sipërfaqet poroze si, beton, gips etj., paraprakisht mund të trajtohen me një përzierje të flexit/ujin në raportin 1:2. Koha e tharjes për llaçrat dhe ngjitësat të cilët janë të përzier me Flexit, është dyfish më e madhe krahasuar me ngjitësat dhe llaçrat të cilët nuk janë përzier me Flexit. Ka edhe raste kur koha e tharjes mund të zgjasë më shumë se 3 ditë. RUATJA EDHE TEMPERATURA E APLIKIMIT Produkti mund të ruhet për 18 muaj në paketim origjinal edhe në vend të thatë në temperatura nga +5o C deri në +35o C. Duhet të evitohet ekspozimi i produktit në temperatura të ulta (ngrica si edhe në temperatura të larta.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 300 lekë
Më i ulëti
2 300 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
2 300 lekë
Më i larti
2 300 lekë
22 tet 2026
ADETIV PËR NGJITËSAT E PLLAKAVE