
Agjentë Perandorakë
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane. Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare. Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot. Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll. Përmes jetëshkrimeve të këtyre individëve aventurierë përgjatë tre brezave, Noel Malcolm-i shpalos në një dritë të re botën ndërmjet Venedikut, Romës dhe Perandorisë Osmane dhe zbardh çështje të shumëllojshme, si spiunazhi, diplomacia, tregtia e drithit, lirimi i skllevërve me shpërblesë dhe kryengritja antiosmane. Ai përshkruan strategjitë kontradiktore të fuqive të krishtera dhe planet tejet ambicioze të sulltanëve dhe vezirëve të tyre. Që nga koha e përshkrimit klasik nga Fernand Braudel-i të Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i botuar më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë, pak vepra kanë mbuluar një gamë kaq të gjerë nëpër këtë periudhë jetike të historisë së Mesdheut dhe asaj europiane. Një kryevepër e diturisë, po aq sa e rrëfimit të ngjarjeve, Agjentë perandorakë ndërton një tablo panoramike si të politikës së fuqive perëndimore, ashtu dhe të marrëdhënieve të ndërsjella mes botës së krishterë dhe asaj osmane.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 800 lekë
Më i ulëti
1 800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 800 lekë
Më i larti
1 800 lekë
22 tet 2026
Agjentë Perandorakë