
Agostino
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë të pasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nëna krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë. Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë. Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendës, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare. Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë. Me shumë mprehtësi psikologjike, Moravia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t’i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të. Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se “e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me një gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja”…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
510 lekë
Më i ulëti
510 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
510 lekë
Më i larti
510 lekë
22 tet 2026
Agostino