ANA KARENINA

ANA KARENINA

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Librari Valentini në faqen e vet (librarivalentini.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Librari Valentini

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librarivalentini.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

“Ana Karenina”, kryevepra e Leon Tolstojit, vjen në këtë botim të rifreskuar, po aq tronditëse, madhështore e bashkëkohore sa në kohën kur u shkrua, më 1877. Një klasik i pakohë.Dashuria e çmendur, fatale, plëngprishëse e Ana Kareninës, një grua e martuar, pjesë e aristokracisë ruse, me Aleksej Vronskin, një ushtarak riosh, me një jetë pa vramendje, është strumbullari i kësaj historie. Po cili është mëkati i vërtetë i Anës, ai i pafalshmi, që e shtyn drejt një akti të pakthyeshëm? Është vitaliteti i saj grafullues, është nevoja e saj për dashuri e sigurisht edhe sensualiteti i ndrydhur.A është një histori dashurie ajo që lidh Anën me Vronskin? Sigurisht, por Tolstoj nuk mbetet në sipërfaqe, nuk zgjatet shumë në aspektin sentimental të lidhjes së tyre, por rrëmon në ndjesitë antagoniste që e gërryejnë Anën përbrenda, përgjithnjë në konflikt mes një dashurie pa kushte dhe normat morale që dikton shoqëria, martesa dhe sidomos ndjenja e fajit për të birin.Një roman kompleks, i fuqishëm, një mozaik i jashtëzakonshëm i një Rusie shpesh rurale, por edhe qytetare. Ai ka një galeri të pafund personazhesh të spikatura, jeta e të cilëve, ankthet, vuajtjet, ndjenjat e fajit, dashuritë e mundura e të pamundura, feja, vdekja, arti, morali, politika, ekonomia e filozofia gërshetohen mrekullisht e të duket sikur sheh veten në pasqyrë, aq aktual është dhe sot e kësaj dite.“Ana Karenina” është një roman i pasur, që endet mes një shumësie ndjesish e emocionesh njerëzore, është një vepër komplekse mbi kuptimin e jetës.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Librari Valentini sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

22 tet 2026