
Analiza e Investimeve Teori – Prof. Dr. Hidajet Shehu, Dr. Albert Lusha
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Objektivi kryesor i tekstit Analiza e investimeve. Metoda dhe aplikime është aftësimi teorik dhe praktik i studentëve për kryerjen e analizave mbi leverdishmërinë e projekteve investuese nga ana e ndërmarrjeve dhe individëve. Teksti trajton gjerësisht teorinë, metodologjinë, fazat e analizës, teknikat, instrumentet dhe mënyrën e kontrollit të leverdishmërisë së investimeve. Në të pasqyrohen zhvillimet më të fundit në lidhje me problemet aktuale të analizës së investimeve. Në këtë aspekt, teksti saktëson, madje evoluon, mjaft koncepte lidhur me përkufizimet e investimeve në aspektin kontabël, praktik, matematikor dhe sintetik. Është synuar që problematika e trajtuar në këtë tekst të jetë e vlefshme për një spektër më të gjerë se auditorët. Kështu, operatorët ekonomiko-financiarë e të gjitha niveleve do të ballafaqohen me metodologji, instrumente dhe teknika mjaft të dobishme në punën e tyre, pasi për financat moderne planifikimi i veprimtarisë investuese konsiderohet si veprimtari me rëndësi parësore të ndërmarrjeve. Analiza e investimeve, koncepte bazë; bazat e matematikës financiare në funksion të analizës së investimeve; bazat e analizës së investimeve industriale; metoda ekonomike dhe pasurore e vlerësimit; metoda financiare e vlerësimit; vlerësimi ekonomiko-financiar dhe metoda kosto/përfitime; vlerësimi i investimeve nëpërmjet programeve kompjuterike; kapitulli përmbledhës dhe zbatime praktike; fjalor i analizës së investimeve; janë disa nga problemet kryesore që trajton teksti.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 632 lekë
Më i ulëti
1 632 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 632 lekë
Më i larti
1 632 lekë
22 tet 2026
Analiza e Investimeve Teori – Prof. Dr. Hidajet Shehu, Dr. Albert Lusha