
Arbëreshët midis realitetit dhe mitit – Vështrim i shkurtër historiko-kulturor
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Në këtë libër trajtohet historia emigruese e Arbëreshëve, vuajtjet dhe përpjekjet e tyre për t’u natyralizuar në Atdheun e ri; gjendja politike, shoqërore, ekonomike e kulturore që nga koha kur u mërguan e deri sot; roli i Skënderbeut në marrëdhëniet me shtetet italiane të kohës dhe figura frymëzuese të tij pas vdekjes për mbajtjen gjallë të krenarisë dhe të identitetit të vendit të origjinës; fati i familjeve të mëdha shqiptare në mërgim dhe roli mbresëlënës i arbërve stratiotë në dhe’ të huaj; mënyra arbëreshe e jetesës, kultura, traditat dhe zakonet e tyre; roli i kishës në ruajtjen e identitetit arbëresh; përpjekjet për ruajtjen e gjuhës arbëreshe, për arsimimin dhe për lëvrimin e letërsisë së shkruar para dhe pas periudhës së Rilindjes; roli aktiv i Arbëreshëve në të gjitha etapat e historinë së re të Italisë; kontributi i intelektualëve arbëreshë për Pavarësinë e Shqipërisë; si dhe rreziku, në ditët tona, i asimilimit dhe i humbjes së identitetit arbëresh dhe masat që mund të ndërmerren për t’i bërë ballë këtij rreziku, duke forcuar lidhjet ekonomike, kulturore e arsimore me botën arbëreshe. Në libër është trajtuar në mënyrë të përmbledhur prania e ngulimeve arbëreshe në 17 krahina të Italisë së sotme, nga 20 të tilla gjithsej, ilustruar me hartën përkatëse për secilën krahinë e provincë italiane, si dhe listimi i 537 vendbanimeve me gjurmë arbëreshe nga 50 të tilla që njihen zyrtarisht sot.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 700 lekë
Më i ulëti
1 700 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 700 lekë
Më i larti
1 700 lekë
31 tet 2026
Arbëreshët midis realitetit dhe mitit – Vështrim i shkurtër historiko-kulturor