ARENCIA Vitamin C Booster Shot

Arencia

ARENCIA Vitamin C Booster Shot

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

Në 4 dyqane
€18≈ 1 633 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Më lirë: 1 490 lekë te Glowy Skin

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Marka
Arencia
Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Ofertat për këtë produkt

I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.

  • Glowy SkinMë e lira

    Në stokglowyskinshop.com

    1 490 lekë
  • Kfarma

    Në stokkfarma.al

    1 490 lekë
  • Koral Secrets

    Në stokkoralsecrets.al

    1 500 lekë+10 lekë
  • Koral Secrets Kosova

    Në stokkoralsecretskosova.com

    1 633 lekë+143 lekë
    Po e shikoni

Përshkrimi

Marka prestigjioze ARENCIA prezanton inovacionin e saj më të fundit, Vitamin C Booster Shot, një serum i fuqishëm që funksionon si një "infuzion" shkëlqimi për lëkurën. I formuluar me 5% kompleks të vitaminës C (Acid L-Askorbik), ky booster targeton shenjat post akne, hiperpigmentimin dhe shenjat e moshës. Vitamina C njihet botërisht si një antioksidant i mrekullueshëm, i cili jo vetëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ndotja mjedisore, por nxit intensivisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar shfaqjen e vijave të imëta. Nga ana tjetër, formulimi i pasur me acid ferulik dhe vitaminë E rrit fuqinë mbrojtëse të Vitaminës C, duke krijuar një barrierë të pathyeshme kundër oksidimit qelizor dhe plakjes së parakohshme. Ndërsa prania e acidit hialuronik ndihmon në tërheqjen e lagështisë dhe hidratimin e thellë të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e mbushur, më e shëndetshme dhe dukshëm më e re. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që kërkojnë të zgjohen nga lodhjamdhe të arrijnë atë shkëlqimin e shumëkërkuar "glass-skin". Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. *30ml Përdorimi Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të fresket dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+. Përbërësit Përbërësit "magjik" 5 % kompleks të v itaminës C (Acid L-Askorbik), acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Methylpropanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid(50,000ppm), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Diisostearyl Malate, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sorbitan Olivate, Arginine, Gardenia Florida Fruit Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Adenosine, Allantoin, Ascorbic Acid(10ppm), Glutathione, Panthenol, Pyridoxine, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Sodium Ascorbyl Phosphate Marka Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 633 lekë

Më i ulëti

1 633 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 633 lekë

Më i larti

1 633 lekë

22 tet 2026

ARENCIA Vitamin C Booster Shot