
Aristoteli
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Dritan Publishing në faqen e vet (dritanpublishing.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dritan Publishing
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dritanpublishing.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
nga Georg Vilhelm Friedrieh Hegel # Filozofi Përktheu: Ajsela Koka Përshkrim i shkurtër Leksionet e Hegelit mbi Aristotelin, në natyrë të njëjtë me ato mbi Platonin, përbëjnë një monografi autentike, që konsiderohet absolutisht si një nga shtjellimet më të mira të filozofisë aristoteliane. Megjithëse nuk është aspak e volitshme të përcaktohet me siguri momenti kur Hegeli nisi të studionte Aristotelin në greqisht, as etapat, sipas të cilave u përshkallëzua rimendimi i filozofemave aristoteliane thelbësore, përsëri është e pamundur të nënvlerësohet rëndësia që Stagjiriti ka patur në formimin dhe konfigurimin përfundimtar të mendimit hegelian. Në veçanti, mbi ndryshimin aristotelian mes potencës dhe aktit, Hegeli ka moduluar një prej dallimeve kapitale të dialektikës së vet, atë mes Në-vetvete dhe Për-vetveten [ Ansich dhe Für sich ]. Në hyrjen e “Leksione mbi Historinë e Filozofisë” ndodhet pjesa e rëndësishme në vazhdim: “Natyra e Idesë është thelbësisht ajo e zhvillimit dhe e kuptimit të vetvetes vetëm duke u zhvilluar, për t’u bërë ajo që është… Për të kuptuar se çfarë është zhvillimi duhen dalluar, për të thënë kështu, dy gjendje. E para njihet si “prirje”, “potencë”, si Të qenit-në-vetvete (siç e quaj unë), potentia , dynamis . Përcaktimi i dytë është Të qenit-për vetveten, Realiteti ( actus , energeia )” . Duke u nisur prej këtej mund të kuptohet më mirë se përse i tërë trajtimi hegelian mbi Aristotelin është mbështetur te këto dy koncepte: bëhet fjalë, mes të tjerash, pikërisht për gërshetimet spekulative, për të cilat Hegeli i është veçanërisht borxhli Aristotelit.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dritan Publishing sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
620 lekë
Më i ulëti
620 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
620 lekë
Më i larti
620 lekë
31 tet 2026
Aristoteli