Arkipelagu Gulag 1

Arkipelagu Gulag 1

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

€18≈ 1 636 lekë

Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Altera Books

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithësisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: “Jeni i arrestuar!” …Por truri i errësuar është i paaftë t’i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: – Unë?? Për çfarë?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. … Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju… jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t’u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. – U-unë?? Për çfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. … Arrestimi tradicional… vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me çizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerëzore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.

Detajet:

Publikuar:31 tetor 2026
Përditësimi i fundit:31 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 636 lekë

Më i ulëti

1 636 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 636 lekë

Më i larti

1 636 lekë

31 tet 2026

Arkipelagu Gulag 1