AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash

AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash

Në stokPërditësuar dje

1 100 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Kozmetikë & Kujdesi Personal
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Përveç pastrimit të përditshëm, zona femërore Y (intime) duhet të ruajë një nivel optimal pH, ndaj dhe kërkon përkujdesje me produkte me përbërje sa më të buta në formulim. AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash, është një larës intim në trajtë shkume të gatshme (foam-type), i cili ofron një pastrim maksimalisht të kujdesshëm dhe delikat të zonës femërore Y (intime). Ky larës përmban përbërës natyralë larës të derivuar nga bajamja e ëmbël dhe kokosi, si dhe acid laktik natyral që ndihmon në ruajtjen e balancës së pH-it dhe mjedisit të shëndetshëm të kësaj zone. Gjithashtu larësi përmban ekstrakt të lules Dandelion (Lpërdhesë) dhe Aloe Vera organike, të cilat njihen për vetitë e tyre të shkëlqyera në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, madje edhe asaj më të ndjeshme. Produkti është 100% vegan, pa aroma artificiale dhe mund të përdoret çdo ditë me siguri të plotë, përfshirë gjatë shtatzënisë apo ciklit menstrual. Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *170ml Përdorimi Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe masazhoni butësisht zonën Y. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përbërësit Përbërësit "magjik" acid laktik, ekstrakt të lules Dandelion (Lpërdhesë), Aloe Vera Lista e plotë e përbërësve Water/Aqua, Diglycerin, Coco-Betaine, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/Root Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Sweetalmondamphoacetate, Sodium Chloride, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Lactic Acid, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Verbena Officinalis Extract, Maltodextrin*Naturally found in essential oil(s) Marka AROMATICA , si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike. E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës. Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore. Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm. Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”. E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 100 lekë

Më i ulëti

1 100 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 100 lekë

Më i larti

1 100 lekë

21 tet 2026

AROMATICA Pure & Soft Feminine Wash