Arsye dhe ndjenjë

Arsye dhe ndjenjë

Në stokPërditësuar sot

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
sot

Përshkrimi

“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës. Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht për shkak të makutërisë së kunatës së tyre. Një varg ndodhish të shkaktuara nga varfëria e papritur do të ndikojnë edhe në jetën personale të tyre, sidomos të dy motrave të mëdha. Elinora dhe Mariana Deshud janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Mariana, e cila udhëhiqet nga zemra, bie kokë e këmbë në dashuri me një djalosh të pashëm, por aspak të qëndrueshëm, gjithnjë në kërkim të një vajze me prikë. Ajo shpërfill krejtësisht paralajmërimet e së motrës, Elinorës që, me natyrën e vet tejet të përmbajtur, përpiqet të fshehë zhgënjimet e veta romantike edhe nga njerëzit e saj më të afërt. Përmes përvojave të tyre paralele të dashurisë, vajzat piqen dhe mësojnë të pajtojnë arsyen dhe ndjenjën, në përpjekje për të gjetur lumturinë në një shoqëri ku statusi dhe paratë qeverisin edhe dashurinë. Kjo vepër satirike, e shkruar me ndjenjë e humor të hollë, konsiderohet sot e kësaj dite një gur themeli i letërsisë botërore, prandaj dhe është ekranizuar shumë herë për kinemanë dhe televizionin. “Gruaja-rrëfimtare përshkruan egërsinë e botës mashkullore që bëhet gardh qark parasë, që ka frikë nga ndryshimi, jeton e zhytur në përtaci, lufton me kotësinë, e sheh punën si degraduese. E mbi të gjitha, hedh një vështrim të kthjellët mbi gjendjen femërore, mbi betejën mes grave për të fituar burra e para.” Elena Ferrante “Në thelb, “Arsye dhe ndjenjë” trajton mënyrën se si individët ndërtojnë një jetë plot kuptim në një botë thellësisht të padrejtë. Pikëpyetjet e romanit dalin në pah nga dallimet e mendimeve dhe stilit të jetesës mes dy heroinave motra.” Literary Hub “Arsye dhe ndjenjë” është një libër i shkruar mirë, me personazhe realiste, të skicuara dhe formuara më së miri, si dhe me një subjekt shumë të këndshëm, i gjatë aq sa duhet për ta mbajtur gjallë interesin e lexuesit pa e lodhur.” Critical Review (shkurt, 1812)

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

31 tet 2026

Arsye dhe ndjenjë