Artistja e kënasë

Artistja e kënasë

Në stokPërditësuar dje

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Mediaprint

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Pasi arratiset nga një martesë me mblesëri dhe e dhunshme, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lakshmi largohet nga fshati i prapambetur i viteve 1950 drejt qytetit plot gjallëri të Xhaipurit. Atje, bëhet artiste e kënasë dhe njeri i besuar, e kërkuar së tepërmi nga gratë e pasura të shtresës së lartë. Por, megjithëse i besohen të fshehtat e pasanikëve, kurrë nuk mund t’ua zbulojë atyre të fshehtat e veta… E njohur për vizatimet origjinale dhe këshillat e urta, Lakshmi duhet të veprojë me kujdes për të shmangur thashethemet ziliqare që mund t’i shkatërrojnë emrin e mirë dhe jetesën. Ndërkohë që ndjek ëndrrën për një jetë të pavarur, një ditë befasohet kur ndeshet me burrin, i cili e gjen pas aq shumë vitesh, i ndjekur nga një vajzë e vogël plot gjallëri – një motër që Lakshmi nuk e dinte që e kishte. Papritur, maturia që e kishte kultivuar me aq kujdes, i kërcënohet. Megjithatë, ajo këmbëngul, duke përfituar nga talenti dhe duke ndihmuar njerëzit që e rrethojnë. Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore. ALKA JOSHI është autore bestseller sipas gazetës “New York Times”. E lindur në Indi dhe e rritur në Shtetet e Bashkuara që në moshën nëntë vjeçare. Ajo ka kryer studimet Baçelor në Universitetin e Stenfordit dhe Masterin në Artet e Bukura në Kolegjin e Arteve të Kalifornisë. Jeton në Pasifik Grov, Kaliforni, me bashkëshortin.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

22 tet 2026

Artistja e kënasë