
Asgjë Si Kundërvihet Natës
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Asgjë Si Kundërvihet Natës – Delphine de Vigan Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes pse e bëri? nuk mund ti gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për ti kushtuar një libër. Por, një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që me anë të të shkruarit asgjë smund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë. Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë… Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes. Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime. Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Asgjë Si Kundërvihet Natës