ASTAR RRAFSHUES TECNOFIX

ASTAR RRAFSHUES TECNOFIX

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

580 lekë

Ky produkt shitet nga Bojra Tirana në faqen e vet (bojratirana.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bojra Tirana

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bojratirana.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Bojë & Ngjyrë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

ASTAR RRAFSHUES TECNOFIX ASTAR RRAFSHUES TECNOFIX Material rrafshues për sipërfaqe që do të vishen me veshje dekorative. • Është material në formë pluhuri më bazë: çimento, gëlqereje, rëre me granulometri të seleksionuar, rezinash sintetike hidrofobike dhe adetivësh specifikë. • Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë që lehtëson aplikimin e produktit si në suportet e mbushura me llaç tradicional apo të parapërgatitur. • Kohë e gjatë e punueshmërisë, ngjitje shumë e mirë me suportin dhe rrafshim shumë i mirë i sipërfaqes. • Krijon një hidroizolim shumë të mirë të sipërfaqes ku do të vendoset, çka lehtëson më shumë aplikimin e veshjeve dekorative. • Krijon lidhje të mirë midis llaçit themelor dhe veshjes dekorative. • E aplikueshme për trashësi deri në 3 mm FUSHA E APLIKIMIT Përdoret për rrafshimin dhe izolimin e sipërfaqeve që do të vishen me veshje dekorative (GRAFIATO ose DECORTEX), në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Aplikohet në suporte më bazë llaçi tradicional ose të parapërgatitur me bazë gëlqere – çimento. Sipërfaqja ku është aplikuar produkti mund të mbulohet me veshje dekorative me natyrë minerale ose sintetike. TË DHËNA TË RËNDËSISHME • Nuk duhet të shtohen komponent të tjerë si çimento, gëlqere, etj, në produktin e dhënë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe të lyera më parë. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe apo në veshje plastike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me trashësi më të madhe se 3 mm. • Nuk duhet të shtohet uji mbasi përbërja është përgatitur. • Nuk duhet të përdoret për nivelimin e pllakave. • Duhet të aplikohet në temperatura nga +5o C deri +35o C. • EN 998 – 1 • Nuk duhet të aplikohet në vënde ku ka veshje prej qeramike. • Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me bazë gipsi. • Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe lehtësisht të thyeshme apo të shkatërruara. PËRGATITJA E SUPORTIT Sipërfaqja apo suporti ku do të vendoset TECNOFIX duhet të jetë i niveluar dhe i qëndrueshëm. Sipërfaqet me një trashësi më të madhe se 3 mm duhet të nivelohen prapakrisht përpara aplikimit të produktit. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT Materiali duhet të përhapet me një spatul metalike në mënyrë që të sigurojmë një përhapje uniformë në të gjithë sipërfaqen. Dora e dytë duhet të aplikohet 30 minuta pas aplikimi të dorës së parë. Temperatura e ambientit ndikon ndjeshëm në kohën e punueshmërisë së produktit, sa më e ulët të jetë temperatura aq më shumë zgjatet koha e punueshmërisë. PËRFORCIMI ME LATEX Për t’i përmirësuar ngjitshmërinë, papërshkueshmërinë nga uji, plasticitetin, elasticitetin, forcën mekanike etj. TECNOFIX mund të përforcohet me adetivin LATEX. Raporti i përzierjes është 1:5 në ujë. (shikoni skedën teknike LATEX) MËNYRA E PASTRIMIT Veglat e punës dhe duart duhet të pastrohen deri kur produkti nuk është tharë plotësisht. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bojra Tirana sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

580 lekë

Më i ulëti

580 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

580 lekë

Më i larti

580 lekë

22 tet 2026

ASTAR RRAFSHUES TECNOFIX