
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Më lirë: 1 180 lekë te Koral Secrets Kosova
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Marka
- Beauty of Joseon
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 2 nën 2026
Ofertat për këtë produkt
I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.
Përshkrimi
Pastrues fytyre vajor. Hapi më i rëndësishëm në kujdesin e lëkurës është pastrimi i saj, apo jo? Nëse mbetjet në lëkurë dhe sebumi nuk pastrohen mirë, shkaktojnë inflamacion. Larësi vajor është hapi i parë, që ndihmon në pastrimin dhe largimin e mbetjeve nga lëkura. BEAUTY OF JOSEON Ginseng Cleansing Oil është larësi ideal për të pasur një lëkurë të pastër dhe shumë të shëndetshme. Ky larës është i formuluar me vajin Glycine Soja si bazë, pasi ka rezultuar që konsistenca e tij është shumë e lehtë, por nga ana tjetër shumë efektiv në largimin e të gjitha papastërtive, sebumit dhe mbetjeve të makeup-it. Ky përbërës ka në formulimin e tij acid oleik, linoleik dhe linolenik, që përveçse pastrimit bëjnë të mundur edhe një eksfolim shumë të butë të lëkurës. Gjithashtu është i formuluar me vaj të farës së ginseng-ut, i cili ka një aromë shumë të freskët dhe delikate, duke mundësuar në këtë mënyrë qetësim të lëkurës. Ky larës vajor është i formuluar me teknologjinë e pastrimit micellar, e përbërë nga uji dhe vaji. Kur bie në kontakt me lëkurën, molekulat e vajit tërheqin dhe përthithin mbetjet si një magnet dhe furnizojnë plot me lagështi lëkurën nga brenda. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore. *210ml Përdorimi Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Përbërësit Përbërësit "magjik" vaj i farës së sojës, vaj ginseng-u Lista e plotë e përbërësve Glycine Soja (Soybean) Oil, Cetyl Ethyl hexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Isododecane, Olea Europea (Olive) Fruit Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Hydrogenated Coconut Oil, Octyldodecanol, Polybutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Tocopherol, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Panax Ginseng Seed Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Corylus Avellana (Hazelnut) Seed Oil, Nigella Sativa Seed Oil, Butylene Glycol, Panax Ginseng Berry Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Methy|propanediol, Panax Ginseng Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Ethyl Hexanediol, Panax Ginseng Extract, Panax GinsengLeaf/Stem Extract, Ethylhexylglycerin Marka Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
Detajet:
Specifikimet
- Marka
- Beauty of Joseon
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 250 lekë
Më i ulëti
1 250 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 250 lekë
Më i larti
1 250 lekë
21 tet 2026
Të ngjashme
Model ose variant tjetër — jo i njëjti produkt
BEAUTY OF JOSEON Ginseng Cleansing Oil