BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

Beauty of Joseon

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser

Në stokPërditësuar dje

Në 3 dyqane
1 100 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Më lirë: 890 lekë te Kfarma

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Marka
Beauty of Joseon
Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
2 nën 2026

Ofertat për këtë produkt

I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.

  • KfarmaMë e lira

    Në stokkfarma.al

    890 lekë
  • Koral Secrets Kosova

    Në stokkoralsecretskosova.com

    1 044 lekë+154 lekë
  • Koral Secrets

    Në stokkoralsecrets.al

    1 100 lekë+210 lekë
    Po e shikoni
Krahaso çmimet në 3 dyqane

Përshkrimi

Kur jeni duke kërkuar për një produkt pastrimi, është e rëndësishme të kontrolloni nëse ai ka aftësi të shkëlqyera pastrimi pa dëmtuar barrierën e lëkurës. I tillë është edhe Green Plum Freshing Cleanser nga marka më e pëlqyer nga ne por jo vetëm"Beauty Of Joseon". Një pastrues fytyre që përmban ekstrakte me origjinë bimore të marra nga farat e kumbullës dhe mungit me një formulë pak acidike e cila siguron pastrimin e thellë të fytyrës por pa e dëmtuar aspak barrierën natyrale të lëkurës. Sipas Donguibogam (libër i mjekësisë tradicionale koreane botuar në 1613), kumbullat janë të tharta dhe jo toksike dhe jo vetëm që ulin temperaturën, por shuajnë etjen dhe rinovojnë muskujt&pulsin. Gjithashtu, kumbullat janë të pasura me acide organike dhe vitamina, dhe prej kohësh janë përdorur si një përbërës bimor. Ndërsa, formulimi me 3% të ekstraktit të farës së mungit së bashku me fasulet e kuqe dhe krundet e orizit në dinastinë Joseon, e bënë këtë larës efektive për eksfolimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekur dhe sebumin e tepër. Përveç kësaj, saponina e përmbajtur në mung mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Gjithashtu, formula në trajtë xheli, ruan lagështinë natyrale të lëkurës duke mos krijuar irritim apo tharje të saj Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore. *100ml Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. Përbërësit Përbërësit "magjik" Kumbullë, 3% të ekstrakt ifarës së mungit, fasule e kuqe dhe krunde orizi Lista e plotë e përbërësve Water, Prunus Mume Fruit Water, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Chloride, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Prunus Mume Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Coconut Acid, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Isethionate, Citric Acid, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Punica Granatum Extract, Clitoria Ternatea Flower Extract, Garcinia Mangostana Peel Extract, Propylene Glycol Laurate, Sodium Citrate, Disodium EDTA Marka Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:2 nëntor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Specifikimet

Marka
Beauty of Joseon

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 100 lekë

Më i ulëti

1 100 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 100 lekë

Më i larti

1 100 lekë

21 tet 2026

BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Cleanser