
BEAUTY OF JOSEON Pore Firming Serum Red Bean PDRN + Peptide
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Serum
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
BEAUTY OF JOSEON Pore Firming Serum Red Bean PDRN + Peptide, është serumi ideal për minimizimin e pamjes së poreve dhe parandalimin e varjes së lëkurës, i cili ofron një kujdes të kompletuar duke përmirësuar cilësinë dhe teksturën e saj. Ky serum përmban PDRN nga fasulja e kuqe (Red Bean PDRN) dhe Peptide , dy përbërës kryesorë që stimulojnë rigjenerimin, rrisin elasticitetin rreth poreve dhe ndihmojnë në minimizimin e tyre. Gjithashtu, formula përmban Niacinamide për kontrollin e sebumit dhe barazimin e tonit, si dhe Centella Asiatica , Ceramide NP e Squalane që qetësojnë dhe ruajnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Serumi ka një teksturë jashtëzakonisht të lehtë e freskuese që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, ndaj mund të përdoret çdo ditë me lehtësi nga të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht nga ato mikse, me yndyrë apo me pore të dukshme. Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. *30ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" PDRN nga fasulja e kuqe (Red Bean PDRN), Peptide, Niacinamide, Centella Asiatica , Ceramide NP, Squalane, Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Polysorbate 20, Glycereth-26, Squalane, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Coptis Japonica Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Sodium DNA, Phaseolus Angularis Seed Extract, Hydrolyzed Corn Starch, Ceramide NP, Beta-Glucan, Sucrose, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate Marka Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 100 lekë
Më i ulëti
1 100 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 100 lekë
Më i larti
1 100 lekë
21 tet 2026
BEAUTY OF JOSEON Pore Firming Serum Red Bean PDRN + Peptide