BERTA ISLA

BERTA ISLA

Në stokPërditësuar dje

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Librari Arts

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Berta Isla është martuar me Tomásin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomási i mirë e i parashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës. Askush më mirë se Marías nuk di ta rrëfejë anën e errët e po aq edhe të ndritshme të dashurisë, askush më mirë se ai nuk e di që çdo zemër që rreh është një mister, edhe për zemrën që i rri pranë. Berta Isla u martua me Tomás Nevinson-in në majin e 1974-ës, në kishën e San Fermín de los Navarros, pranë shkollës që kanë frekuentuar të dy dhe ku janë njohur për herë të parë. U martua me të, pasi kishte qenë e fejuara e tij për vite të tëra, pa e konsumuar aktin e dashurisë (siç qe normale të ndodhte në atë kohë mes borgjezësh të mbarë) dhe pasi kishte humbur virgjërinë me një tjetër, një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U martua me të, duke e njohur prej një jete, e bindur që kishte gjetur fatin e saj, por pa ditur për të asgjë nga ato që kanë vërtet rëndësi. Por Tomási fsheh diçka me të vërtetë të rëndësishme, të cilën nuk mund t’ia thotë as asaj, as dikujt tjetër. Gjatë viteve të tij universitare në Oxford, në një ditë krejt pa rëndësi, rastësia kishte vendosur të kushtëzonte ekzistencën e tij dhe atë të gruas së tij, përgjithmonë. Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një ekuilibër të brishtë mes sekretit, besnikërisë dhe pengut, mes asaj që nuk do ose nuk mund të thuhet. Është historia e dy zemrave të mposhtura që në zanafillë, të cilat kërkojnë me çdo kusht t’i mbijetojnë luftës.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

BERTA ISLA