
Bojë hidroizoluese elastike FLEXCOAT
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Bojë & Ngjyrë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Bojë hidroizoluese elastike FLEXCOAT Bojë hidroizoluese elastike FLEXCOAT Bojë e cilësisë së lartë e tretshme në ujë që bazohet në rrëshirat akrilike elastomerike dhe që ofron: • Papërshkueshmëri totale nga uji, mbrojtje të mureve nga shiu. • Përshkueshmëri për avullin, duke e lejuar strukturën të “marrë frymë”. • Elasticitet të lartë, kapacitet për të mbuluar sipërfaqet e plasaritjeve (mbushje e plasaritjeve). • Ngjitje të shkëlqyer dhe mbulim të sipërfaqes. • Rezistencë ndaj larjes. Fushat e përdorimit FLEXCOAT rekomandohet për lyerjen e fasadave për shkak të qëndrueshmërisë së lartë ndaj kushteve të motit. Është e përshtatshme për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, sipërfaqe të reja dhe të vjetra, mbi të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit si betoni i ekspozuar, suvaja, tullat, përzierje asbest-çimento (eternit), pllaka gipsi etj. Në ambiente të brendshme, rekomandohet për zona ku kërkohet pastrim i shpeshtë dhe fortësi e lartë, si kuzhinat e gatimit, banjat, garazhet, spitalet, hapësirat industriale etj. Mund të përdoret gjithashtu mbi shtresat bituminoze, mbi membranat bituminoze dhe poliuretane, për mbrojtje nga drita e diellit. Udhëzimet e përdorimit 1. Nënshtresa Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa graso, pluhur dhe materiale të lira mbi të. • Të çarat ose bashkimet duhet të mbushen me izolues ISOMASTIC-A. • Problemet mbi suva duhet të riparohen me llaç DUROCRET të modifikuar me polimer, dhe mbi betonin e ekspozuar me stuko PLANFIX ose PLANFIX-FINE të modifikuar me polimer. • Riparimet e suvasë bëhen me llaç të gatshëm UNICRET ose UNICRET-FAST. Pas kësaj duhet të vijojë lyerja me FLEXPRIMER akrilik, me konsum 100-200 g/m2 , në varësi të aftësisë thithëse të sipërfaqes. FLEX-PRIMER rekomandohet në mënyrë të veçantë për suvanë e lirë ose që shkërmoqet. 2. Përdorimi FLEXCOAT përdoret siç është ose e holluar me ujë deri në 5%. Ajo duhet të trazohet mirë plotësisht përpara përdorimit. Aplikohet me rul, furçë ose spërkatje pa ajër, në dy duar. Dora e dytë bëhet pasi është tharë e para. Në rastet e plasaritjeve të rënda të izoluara, FLEXCOAT mund të përforcohet përgjatë plasaritjes me një shirit cope poliestre (30 g/m2), në 10 cm gjerësi. Në rastet e plasaritjeve të shumëfishta, FLEXCOAT mund të përforcohet plotësisht me të njëjtën copë poliestre, në 100 cm gjerësi. DOWNLOADS Broshurë teknike Njihuni me produktet tona ISOMAT QËNDRO NË KONTAKT
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
9 500 lekë
Më i ulëti
9 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
9 500 lekë
Më i larti
9 500 lekë
22 tet 2026
Bojë hidroizoluese elastike FLEXCOAT