Bota si vullnet dhe përfaqësim

Bota si vullnet dhe përfaqësim

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

€8≈ 727 lekë

Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Altera Books

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Jo bashkëkohësve të mi, jo bashkëqytetarëve të mi, por njerëzimit po ia dorëzoj veprën time…. me një rëndesë të brendshme dhe me besimin se herët a vonë do të arrijë tek ata, të cilëve mund t’u drejtohet. Por, nga ana tjetër, qetësisht i dorëzuar të shoh të prekë, në tërësinë e vet, fatin që i takon gjithmonë së vërtetës, në çdo fushë të dijes: fat, që thotë se të vërtetës i është caktuar veçse një triumf i shkurtër, midis dy hapësirave të gjata kohe, në të cilat ajo dënohet si paradoksale ose nënçmohet si banale. E vërteta nuk është një grua e përdalë, që u hidhet në qafë atyre që nuk e dëshirojnë; përkundrazi, ajo është një bukuroshe kaq shumë ngurruese, saqë edhe ai që arrin të sakrifikojë gjithçka nuk mund të jetë i sigurt t’i fitojë favoret e saj. Jeta është e shkurtër, por e vërteta punon me largpamësi e rron shumë gjatë. le ta themi pra të vërtetën! Mendimet e këtyre shpirtrave të jashtëzakonshëm nuk durojnë të filtrohen nga një mendje e zakonshme. Të prodhuara prej balleve të gjera, të larta e të harkuara, nën të cilët shkëlqejnë sy vezullues, nëse transportohen në një strehë të angështuar e me çatinë e ulët të një kafke të ngushtë, të shtypura nga muret e trashë, prej të cilave spiunojnë vështrime të topitura, që priren kah qëllimeve personale, ato humbasin çdo jetë dhe fuqi, e nuk i ngjajnë më as vetvetes. Madje, mund të thuhet se këto lloj mendjesh veprojnë si pasqyra deformuese, në të cilat gjithçka përdridhet, shfigurohet, humbet simetrinë e bukurisë së saj e përngjason me një ngërdheshje. Ndaj, ai që ndihet i prirë kah filozofisë duhet t’i vizitojë mjeshtërit e pavdekshëm të saj në faltoren e heshtur të veprave të tyre.

Detajet:

Publikuar:31 tetor 2026
Përditësimi i fundit:31 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

727 lekë

Më i ulëti

727 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

727 lekë

Më i larti

727 lekë

31 tet 2026

Bota si vullnet dhe përfaqësim