Chanel – Një jetë si në përrallë

Chanel

Chanel – Një jetë si në përrallë

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Marka
Chanel
Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Chanel,Një jetë si në përrallë – Alfonso Signorini Coco Chanel-i, që bota e zgjodhi si mbretëreshë të shijes, si muzë të bukurisë, bekuar prej sukseseve absolute, është protagoniste e një epoke dramatike, që fitoi dhe luftoi kundër brutalitetit të një bote, të një shekulli. Kuriozitet i vetvetishëm, frikë përpirëse që të ndjek, që të bën të vraposh. Një dëshirë hijeshie e bukurie, që arrijnë të shërojnë një adoleshencë të shpërfytyruar nga trishtimi. Në bebet e shndritshme të syve të kësaj vajze të paqetë, Signorini lexon synimet e Coco-s për të ardhmen, drithërimën e ankthit që vogëlushja Gabrielle ndien mbi lëkurë, zjarrin e fshehtë që e djeg përbrenda. Edhe vepra pushtohet prej këtyre perceptimeve. Sensualitet dhe pasion pa pushim, po ato që Coco-ja i mishëron edhe te veshjet, kapelat dhe aromat e pangatërrueshme të parfumit të saj. Por shohim edhe një Gabrielle të buzëqeshur e të hijshme, që në Cafe Chantant këndon Kush e pa Coco-n në Trokadero, çka i dhuroi “kafshatën e parë të suksesit” dhe pagëzimin me emrin aq të famshëm artistik: Coco. Krenari, këmbëngulje, ambicie, vështrim drejt horizonteve të largëta, talenti i Coco-s nis të bëjë përpara. Rrobaqepësja nga fshati, por me ide “shumë të guximshme”, vajza e hijshme e veshur si mashkull, takon Boy Capel-in dhe ndien menjëherë për të. Boy hyn vrullshëm në ditët e palumtura të Coco-s. E ndihmon të gjejë rrugën e duhur, të shërohet nga mosbesimi. Lind Coco Chanel-i. Coco-ja që triumfon në botën e modës me krijimet e veta plot fantazi e sharm. Coco-ja me fitime tejet të mëdha e me miq të famshëm: Stravinskij, Cocteau, Picasso. E më tej, Coco-ja vizionare, ndoshta ambicioze më shumë se ç’mund të realizonte, që në klimën e turbullt të fundit të luftës arrin të mendojë e të propozojë një paqe që mund të negociohet mes Parisit e Berlinit. Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

21 tet 2026

Chanel – Një jetë si në përrallë