COPË ME FIBRA KARBONI

COPË ME FIBRA KARBONI

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

48 500 lekë

Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Industriale.al

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Materiale Ndërtimi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

COPË ME FIBRA KARBONI COPË ME FIBRA KARBONI i për forcime strukturore të betonit . KARAKTERISTIKAT • Fibra karboni të vazhdueshme në një drejtim. • Në kombinim me rezina epokside EPOWRAP FG – 200 formon një material kompozit. • Forcimi i jashtëm i elementëve strukturore dhe lejon difuzionin e avujve. • Rezistenca të larta elastike dhe izolim. FUSHA E PËRDORIMIT Pëlhura karbonit UNIWRAP CFP – 300 përdoret si përforcim i jashtëm, me ngjitje dhe lidhje të jashtme të elementëve strukturore me rezinë epokside EPOWRAP FG – 200, për të rritur forcat mekanike të trarëve dhe kolonave të betonit, lidhjen se kolonave me: • Perforcimi i strukturave për rezistenca të larta ndaj lëvizjeve sizmike. • Mbrojtja dhe përforcimi i elementëve të betonit nga korrodimi. • Rritja e ngarkesave deri në ndryshim destinacioni përdorimi. • Riparimi i strukturave të betonit pas dëmtimit nga tërmetet. • Forcimi me materiale kompozite mund të aplikohet në beton, elemente prej druri dhe çeliku, dhe muret mbajtës. PROÇEDURA E APLIKIMIT 1. Sipërfaqja • Sipërfaqja duhet të jetë pa pjesë të shkëputura, suva, bojë, vaj ose graso. Pas pastrimit të plotë, sipërfaqja ashpërsohet me një furçë metalike. • Te çarat ekzistuese në beton duhet të riparohen me injëksione me produktet EPOLOT. • Cepat e jashtëm duhet të rrumbullakohet në një rreze prej 10-30 mm. • Sipërfaqja duhet të jetë aq e sheshtë. Çdo defekt sipërfaqesor duhet të riparohet duke përdorur EPOWRAP PRIMER. 2. APLIKIMI • Fillimisht në sipërfaqen që do trajtohet aplikohet EPOWRAP FG – 200. Pastaj, UNIWRAP CFP – 300 pritet me gërshërë në dimensionet e dëshiruara. Pas vendosjes kujdesshëm në sipërfaqe, pëlhura vendoset ngadalë me rrul të veçantë plastik për të arritur kontakt më të mirë me sipërfaqen, impregnim të plotë dhe largimin e flluska të ajrit. Drejtimi i pëlhurës duhet të ndjekë drejtimin e forcave elastike dhe fibrat e saj duhet të jenë sa më te drejta të jetë e mundur. Gjatë izolimit të shtyllave, mbivendosjes së pëlhurës është e nevojshme të jetë rreth 15-20 cm. • Nëse nevojitet më shumë se një shtresë e aplikimit, proçesi i lartpërmëndur i aplikimit përsëritet. Në këtë rast shtresa e mëparshme nuk duhet të jetë plotësisht e thatë, në të kundërt bëhet ashpërsim i sipërfaqes përsëri. • Më pas, shtresa e pëlhurës mbulohet nga jashtë me EPOWRAP FG – 200 dhe pastaj rërë kuarci derdhet në shtresë sa ende ështe e freskët në mënyrë që të aplikohet më vonë një shtresë mbrojtëse me bazë çimento (suva). PAKETIMI UNIWRAP CFP – 300 pëlhurë karboni është në dispozicion në ambalazh me gjatësi 50 m dhe 60 cm të gjerë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

48 500 lekë

Më i ulëti

48 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

48 500 lekë

Më i larti

48 500 lekë

22 tet 2026

COPË ME FIBRA KARBONI