Cos De BAHA A5 Azelaic Acid 5 Serum

Cos De BAHA

Cos De BAHA A5 Azelaic Acid 5 Serum

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€9≈ 817 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Marka
Cos De BAHA
Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Aknet shfaqen në mosha të ndryshme dhe shpesh njerëzit ankohen se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje përfundimare. Nëse keni akne cistike, skuqje, irritim duhet patjetër t’i jepni një shans serumit: Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 5 Serum ! Ky serum ndryshe nga serumi Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum , përmban 5% acid azalaik, duke u b ërë i përshtatshëm për fillestarët e acidit azalaik si edhe për personat me lëkurë shumë sensitive. Tashm ë siç e dimë, acidi azelaik është nj ë përbërës i cili përdoret për të trajtuar aknet, dhe hiperpigmentimin të lënë pas tyre. Por, gjithashtu është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne. Ky produkt ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe ofron shkëlqim të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i tij me ekstrakt të gjethes Barbadensis, bënë të mundur qetësimin ndaj çdo irritimi që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si: radikalet e lira, pluhuri etj. Gjithashtu ky serum ka në formulimin e tij 2 agjentë mjaft të fuqishëm hidratues, si: acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët ofrojnë 100% hidratim të thellë. Ndërsa formulimi me 2 % niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive! Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Përdoret 1 her ë në ditë ( n ë mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. *Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim. Përbërësit Përbërësit "magjik" 5% acid azelaik, niacinamide, panthenol, acid hialuronik. Lista e plotë e përbërësve Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Sodium Citrate, Panthenol, Propanediol, Polysorbate 20,*Camellia Sinensis Leaf Extract,*Leontopodium Alpinum Extract,*Momordica Charantia Fruit Extract,*Sambucus Nigra Flower Extract*Mark: N.O.I.P 68% Marka Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

817 lekë

Më i ulëti

817 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

817 lekë

Më i larti

817 lekë

22 tet 2026

Cos De BAHA A5 Azelaic Acid 5 Serum