Cos DE BAHA AB AHA/BHA Serum

Cos DE BAHA AB AHA/BHA Serum

Në stokPërditësuar dje

900 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Cos De BAHA AB AHA/BHA Peeling Serum është një serum eksfoliues intensiv i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, për të pastruar poret në thellësi dhe për të përmirësuar teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Falë përqendrimit të lartë të acideve eksfoliuese, ky serum ndihmon në reduktimin e pikave të zeza, akneve, poreve të bllokuara dhe tonit jo uniform të lëkurës. Formula përmban 30% AHA (Alpha Hydroxy Acids), të cilat veprojnë në sipërfaqen e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura, përmirësuar teksturën dhe nxitur rinovimin qelizor. Gjithashtu përmban 2% BHA (Beta Hydroxy Acid - Acid Salicilik), i cili depërton në pore për të larguar sebumin e tepërt dhe papastërtitë që mund të shkaktojnë akne dhe pika të zeza. Për të balancuar veprimin e fortë eksfoliues, formula është pasuruar me Panthenol dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Ky peeling serum është i përshtatshëm për lëkurën mikse, të yndyrshme dhe të prirur ndaj poreve të bllokuara, pikave të zeza dhe teksturës jo uniforme. Për shkak të përqendrimit të lartë të acideve, rekomandohet të përdoret 1-2 herë në javë, në mbrëmje, dhe të shoqërohet gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF) gjatë ditës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth syve dhe buzëve. Lëreni të veprojë për maksimumi 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 1-2 herë në javë, në varësi të tolerancës së lëkurës. Gjatë ditës rekomandohet gjithmonë përdorimi i një kremi me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF). Përbërësit Përbërësit "magjik" 30% Acid Glikolik (AHA), 2% Acid Salicilik (BHA), Panthenol, Allantoin Lista e plotë e përbërësve Water, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Sodium Hydroxide, Salicylic Acid, Panthenol, Allantoin, Hydroxyethylcellulose Marka Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

900 lekë

Më i ulëti

900 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

900 lekë

Më i larti

900 lekë

21 tet 2026

Cos DE BAHA AB AHA/BHA Serum