Dërgomë shumë jetë

Dërgomë shumë jetë

Në stokPërditësuar dje

800 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Dërgomë shumë jetë – Paolo Di Paolo Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t’i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero. I gjatë, thatim, syze miopi, vetëm njëzetekatërvjeçar, Pieroja ka themeluar revista, një shtëpi botuese dhe lufton plot kthjelltësi e sypatrembje rrokopujën autoritare ku po qorrolliset vendi. Janë ditët e Karnavaleve të 1926-ës. Moraldi s’i ndahet këmba-këmbës Pieros, dëshiron ta takojë, ta imitojë, ta bëjë shok, por çdo orvatje dështon. Ndërkaq shtie sërish në dorë valixhen e humbur dhe lë mendjen pas Karlotës, një fotografe rruge, e shpenguar dhe ikanake, në pragnisje për në Paris. Edhe Pieroja niset për në Paris duke lënë në Torino dashurinë e zemrës, Adën, si dhe foshnjën e lindur vetëm një muaj më parë. Në acarin e qytetit të huaj, i yshtur nga një ankth i ethshëm për projekte, liri e revolucion, Pieroja sëmuret. Po Moraldi? Edhe ai, duke ndjekur pas Karlotën, i është drejtuar Parisit. Dashuria, aspiratat, tensioni drejt së ardhmes: gjithçka ngrihet në ajër si një balonë mbi Senë. Ç’përgjigje duhet të presë? Mos vallë janë Karlota dhe Pieroja përgjigjet e tij? Apo gjithçka është iluzion rinor? Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit, rrezikut të të qenit i ri

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

21 tet 2026

Dërgomë shumë jetë