
Dëshmitar kam Zotin
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Dëshmitar kam Zotin” është monologu kaotik dhe qesharak i një antiheroi, një burri në moshë të mesme, i cili ka humbur punën dhe ka probleme shëndetësore. Thellësisht fetar, emocionalisht i papjekur dhe naiv, Krisovalandi e mendon veten pre të punëdhënësve të ligj, femrave të pacipa dhe mizorisë së vetë familjes së tij. Ai është si një lëmsh i madh kundërshtish, një mizogjin që adhuron femrat, një krijesë e ndrojtur që i ka zët të huajt, një çunak i llastuar që kërkon të bëhet burrë dhe një hero tragjik me një ndjenjë të hollë humori. Mentaliteti i tij i ndrydhur e paragjykues bëhet pasqyra e deformuar dhe deformuese e një shoqërie të egër dhe cinike që, me gjithë tolerancën dhe pasurinë sipërfaqësore, po mbytet në dekadencë, intolerancë dhe racizëm. Emigrantët shqiptarë në Greqi janë një ndër strumbullarët kryesorë të ksenofobisë të pandërgjegjshme të Krisovalandit; zëri i tij hedh një dritë të zbehtë mbi pasigurinë dhe frikën që ka pështjelluar një pjesë të kombit fqinj, por edhe të kombeve të tjera. Koha jonë po bëhet dëshmitare e një vale të re ekstremizmash ideologjikë, të cilët, të mbështetur nga padija, dogma apo propaganda, po ndikojnë gjithmonë e më shumë jo vetëm diskursin politik, por drejtpërsëdrejti në jetët e njerëzve. Ky roman nxjerr në pah, me një ironi të hollë, por edhe me dhembshuri, origjinën e këtij mentaliteti të ri e megjithatë tepër të plakur, i cili po gërryen nga brenda themelet ideologjike të shoqërive perëndimore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
Dëshmitar kam Zotin