Dashuria, fantasia

Dashuria, fantasia

Në stokPërditësuar dje

900 lekë

Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Albas

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në albas.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Romani “Dashuria, fantasia” (lojëra të ndryshme tradicionale luftarake, kalërimi algjerian) është një paradë historike, një dialektikë midis të shkruarit (në frëngjisht) dhe të folurit (në arabisht), një hetim mbi natyrën e identitetit algjerian, por edhe një “arkeologji e brendshme”. Kjo paradë historike fillon me pushtimin e Algjerit më 1830, deri në Luftën e Pavarësisë (1954-1962). Djebar-i bazohet në arkivat dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë, shkruar në atë kohë nga artistë, oficerë, publicistë dhe ushtarë të ndryshëm të panjohur. Këto episode përshkruajnë akte barbarie të kryera nga francezët, të cilët shfarosën fise të tëra, si dhe përvoja individuale, që nënvizojnë krenarinë dhe guximin e pashoq të algjerianëve përballë pushtuesit. Ky roman sjell me imtësi atmosferën, ngjyrat, zhurmat e këtyre ngjarjeve historike, por edhe praninë dhe psikologjinë e personazheve historike. Rrëfimet e grave janë pasqyruar imtësisht në roman. Fjalët, modestia, shprehjet lakonike dhe mënyra e tyre popullore e të shprehurit: dialogu mes të kaluarës së afërt dhe asaj më të largët; mes përvojës personale dhe asaj kombëtare; mes shkrimit dhe të folurit; mes gjuhës së babait dhe të nënës. Shkrimtarja, e dashuruar me muzikalitetin e frëngjishtes, përdor një fjalor mahnitës e të larmishëm. Stili i saj mund të pengojë lexuesin e pa mësuar me një ekstravagancë të tillë verbale. Por rezultati është një vëmendje e jashtëzakonshme te detajet, thirrje e të gjitha shqisave. Në këtë kërkim autobiografik, gjithçka bashkohet më në fund në një lëvizje të dyfishtë: në rizbulimin e kulturës dhe natyrës së saj, dhe zbulimin e anës femërore dhe përkatësisë me gratë arabe dhe nënën e saj. Romani fillon me figurën babait – një përkatësi me frëngjishten; fundi i romanit është një përkatësi femërore me kulturën algjeriane, e bazuar tek emocionet.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

900 lekë

Më i ulëti

900 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

900 lekë

Më i larti

900 lekë

21 tet 2026

Dashuria, fantasia