
DASHURIA NË KOHËRAT E KOLERËS
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Librari Arts
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
"Dashuria në kohërat e kolerës" është një tjetër libër i Garcia Marquez – it që zë vend përkrah asaj vepre të mëparshme të dëgjuar, në tufën e kryeveprave të letërsisë së sotme. Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. "Ishte e pashmganshme...". kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut, një histori që vjen nga fundi i shekullit të XIX – të dhe që ndjek jetën e tre vetave me fatet e ndërthurura të tyre. Megjithatë, në fillim asgjë nuk duket e pashmangshme, sepse ky është një rrëfim për një dashuri të pashpërblyer, më saktë, për një dëshmi prej pesëdhjetë vjetësh, nëntë muajsh dhe katër ditësh. Sepse kaq i është dashur Florentino Arizas të presë për t'i shprehur, edhe një herë tjetër, dashurinë e tij të pashuar Fermina Dasës, me të cilën kishte rënë në dashuri dhe që e kishte bërë të vetën shumë vite më parë. Veçse, qe hiri i tij i mbrapshtë që këtë shprehje të dashurisë ai e bëri në funeralin e bashkëshortit të saj, njërit prej burrave më të shquar të kohës së tij, mbrojtës e përkrahës i arteve, profesor i mirënjohur në mjekësi dhe njeriu që qe në krye të fushatës kundër epidemisë së kolerës që pati rrënuar vendin. E tronditur nga fjala e guximshme e Florentinos, Fermina e nxjerr jashtë shtëpisë. Por nuk është veçse fillimi. Me dorën e sigurt, humorin dhe urtësinë e mençurinë e rrallë të një mjeshtri të prozës, Garcia Marquez – it i zbret ata (dhe lexuesin) në kohë, në ato ditë të para kur qenë njohur, dëshmuar dhe detyruar për t'u ndarë. Ai rrëfen si marrin rrugë krejt të ndryshme nga njëri – tjetri: Florentino, me poezinë e tij, me daljen në krye të vendit në punën e tij, dhe (megjithë përkushtimin nda Fermina Dasës) në vardisjen e vazhdueshme prej femrave. Lexuesi sheh se si Ferminës i vjen rrotull beqari më i pëlqyer i kohës, Doktor Juvenal Urbino de la Calle; si martohen këta të dy; si përjetojnë gjithë ngjarjet dhe emocionet: muajin e mjaltit, pasionin, pabesitë e vogla, ndarjen, besimin dhe aventurat, të gjitha këto pjesë e periudhës së gjatë e të fuqishme të martesës. Dhe pastaj, në atë pikë, që mund të quhet si dita e mbrame e jetës së tyre, Fermina Dasa dhe Florentino Ariza puqen bashkë edhe një herë tjetër, në një takim, përfundimi i të cilit ëshë aq fatal e aq emocionalisht me ankth.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
22 tet 2026
DASHURIA NË KOHËRAT E KOLERËS