Dashurite e virgjereshes Madalene

Dashurite e virgjereshes Madalene

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

700 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Komente mbi autorin “… Ridvan Dibra ka një dorëshkrim dhe mjeshtëri prozatori nga më brilantet në letrat shqipe.” Shkëlzen Maliqi “Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.” Bashkim Shehu “Ridvan Dibra sjell në prozën shqipe, për herë të parë të asimiluar plotësisht, përvojën e prozës moderne të tipit të Kafkës e Kamysë, të pasuruar me elemente të prozës postmoderne si citat e pastishi. Beletrist i lindur, ai është zotërues i rrallë i teknikës së shkrimit postmodern…” Agim Vinca “Romanet e Ridvan Dibrës vazhdojnë të punojnë brnda nesh edhe mbas leximit, duke na nxitur të kërkojmë lidhjet e fshehura kuptimore, që zgjaten përtej romaneve dhe përtej autorit të tyre. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrallë me autorë dhe vepra të letërsisë sonë.” Ardian Marashi, përkthyes, studiues letërsie “Ridvan Dibra është nje eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotowskian. Nuk ka gjë nga e cila nuk mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës, i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhauerit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t’i bëjë interesante.” Ag Apolloni, shkrimtar “Dibra ka thyer tabutë tematike që e mbizotëronin realizmin socialist të letrave shqipe. Në këtë kontekst, mund të thuhet se ai është ndër ata që kanë rimëkëmbur vetëdijen krijuese se objekti tematik është i shumëngjyrshëm dhe me mundësi të pakufizuara qasjesh e përkufizimesh.” Kujtim Rrahmani, shkrimtar, kritik letrar “Ridvan Dibra është njëri prej pesë autorëve më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe, së bashku me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosen, Fatos Kongolin dhe Bashkim Shehun.” Adil Olluri, shkrimtar, studiues letërsie

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

700 lekë

Më i ulëti

700 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

700 lekë

Më i larti

700 lekë

22 tet 2026

Dashurite e virgjereshes Madalene