
DAST DW CONEXION 77
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
DAST DW CONEXION 77 DAST DW CONEXION 77 Ngjitës në formë pluhuri i përforcuar me fibra për realizimin e sistemeve termoizoluese ETICS. DW CONEXION 77 shërben për ngjitjen e të gjithë tipeve të paneleve që përdoren zakonisht për realizimin e sistemeve termoizolues kapotë, si panele polisteroli, poliuretani, grafiti, fibra minerale në mure tulle, betoni ose llaçi me bazë çimento. DW CONEXION77 është material i parapërgatitur me ngjyrë Gri, me bazë çimento Portland me cilësi të lartë, rërë guri karbonatik me granulomentri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetivë specialë, të cilët përmirësojnë punueshmërinë, ngjitshmërinë në sipërfaqe të vështira dhe rrisin hidrofobicitetin e llaçit të forcuar ndaj shirave. PËRGATITJA E SIPËRFAQES Suportet duhet të jenë kompaktë, të stazhionuar e të qëndrueshëm, pa vajra të çara, bojëra apo pjesë të shkëputshme. Duhet verifikuar që tullat të jenë të ngjitura mirë dhe të mos kenë pjesë që mund të shkëputen. Në qoftë se ka, hiqini këto pjesë dhe bëni meremetimin e sipërfaqes me llaç. Faqet e mureve të veshura me fino duhen kruajtur për të verifikuar nëse sipërfaqja poshtë saj mund të jetë e lyer me bojëra të vjetra të pangjitura mirë ose pjesë të shkëputshme. Sipërfaqet e pluhurosura duhen trajtuar me astar TECNOFIX LIQUID. Të çarat sipërfaqësore mund të stukohen me DW CONEXION 77, ndërsa të çarat e thella strukturale duhen trajtuar në mënyrë të tillë që të eleminohen shkaqet dhe të mos përsëriten. Në qoftë se sipërfaqja nuk është shumë e rrafshët apo e drejtë, duhet rrafshuar ose drejtuar duke përdorur TECNOFIX. NGJITJA Para se të fillohet ngjitja e paneleve, në mënyrë që të kemi një vendosje sa më të rregullt, është e nevojshme që të fiksohen profile metalikë si mbajtës të niveluar. Për aplikime në sipërfaqe të parregullta, si në mur tulle të pasuvatuar, ngjitësi aplikohet me mistri duke e vendosur në formë shiriti në skaj të kontureve anësore të panelit dhe disa pika në qendër të tij (ose duke formuar një X në qendër të panelit) me spesorë të tillë në mënyrë që të kompensohen disnivelet. Për aplikime në sipërfaqe të rrafshëta është e këshillueshme që ngjitësi të hapet në të gjithë sipërfaqen e panelit nëpërmjet një malle të dhëmbëzuar (nga 8 deri 10 mm). Të kihet kujdes që sipërfaqja e mbuluar nga ngjitësi të jetë të paktën 40% e sipërfaqes totale të panelit. Panelet duhen vendosur në mënyrë horizontale duke nisur nga poshtë-lart. Të bëhet kujdes në bashkimet e paneleve në mënyrë që të mos lihen hapësira boshe ose disnivele. Proçedohet më pas me fiksimin mekanik me upa (për panele të zakonshëm 50 x 100 cm rekomandohen 8 pika ngjitjeje për metër katror) Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale INSTAGRAM
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
790 lekë
Më i ulëti
790 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
790 lekë
Më i larti
790 lekë
22 tet 2026
DAST DW CONEXION 77