
Davidi dhe Goliati
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra biznesi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me “gjigantë” unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja. Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm — të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer — i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t’i përgjigjet asaj. A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im? A duhet të këmbëngul apo të heq dorë? A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal? Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide. E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri. Dhe e dyta, që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte. Nuk lexojmë siç duhet. I keqinterpretojmë. Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë. Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe. Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t’i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t’i vlerësojmë: Mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme. Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t’ia fi-lluar sesa me konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
31 tet 2026
Davidi dhe Goliati