Deri në frymën e fundit

Deri në frymën e fundit

Në stokPërditësuar sot

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
sot

Përshkrimi

Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar “Deri në frymën e fundit”. Fëmijëria e Losë së vogël rrjedh pothuajse e qetë. E ëma gjithnjë e këshillon t’i ruhet dashurisë, por pa ia shpjeguar arsyen. Fjalët e së ëmës krijojnë brenda së voglës pyetje pa fund, të cilave nuk di t’u japë përgjigje. Në çastin që Loja do të njihet me Lukasin 13-vjeçar, që mban përbrenda një plagë të pashërueshme, jeta e saj do të ndryshojë kryekëput. Ajo që lind nga takimi i tyre i parë ngjan se është fillimi i një dashurie adoleshence, një dashuri plot ëndrra, që duket e destinuar të zgjasë përjetësisht. Ajo lloj dashurie që ëndërrojnë të gjithë, pa asnjë kompromis. Por adoleshenca merr fund shpejt dhe Loja e Lukasi gjenden të ndarë, miqësia e tyre do të marrë fund mes braktisjesh dhe tradhtish. Loja vendos të lërë pas krahëve familjen, Lukasin dhe fshatin e saj. Se si mund të shkatërrohet një miqësi kaq e pastër dhe e pafajshme – dhe kaq rreptësisht e ndaluar – është një mister që shpaloset përgjatë udhëtimit të Losë në Berlin, Kopenhagen e deri në Nju-Jork, nga një takim dashurie në tjetrin, teksa duket e destinuar të endet nëpër një botë, të cilën e fajëson për ndarjen nga Lukasi. Një roman i magjishëm, me humor dhe ndjenja të thella. Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

31 tet 2026

Deri në frymën e fundit