Dhe pastaj, ajo u bë pemë

Dhe pastaj, ajo u bë pemë

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Mediaprint

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Marta erdhi ndërsa ishim të mbyllur e të izoluar gjatë pandemisë. Filtroi nëpër këto faqe ndërkohë që unë, i shkëputur nga bota, po mësoja të fragmentarizoja gjithçka, po zbuloja doktrinën time personale: të isha esencial. Marta vjen me udhëtimin e saj, nga vrima e gjilpërës në një qytet të vogël, drejt pushtimit të skenës në botën e madhe. Marta rrezatuese, me Martin dhe djalin, me dashurinë, pasionin, ambicien, karrierën, jetën perfekte. Dhe, që papritur ndeshet me demonin. Kështu, Marta nis rrugëtimin e saj sfidues, zbulon se ka gjëra përtej jetës dhe vdekjes, zbulon armën e saj, gërshërën, mëson të presë, mëson të thjeshtojë. Marta shndërrohet në esenciale. Ç’fill mund t’i lidhë Kosovën, Sirinë, Shkodrën, Durrësin, Lesbosin? A mund të trashëgohet e keqja? Si mund të mposhtet e keqja? Deri sa mund të thjeshtohet një njeri, duke mbetur ende njeri? Me një stil modern, të drejtpërdrejtë, larg klisheve dhe tabuve, autori sendërton një pasqyrë për lexuesin, me fuqinë e pasqyrës së përrallës: të tregojë të vërtetat që i kemi harruar apo që kemi drojë t’i mendojmë, t’i kërkojmë, t’i jetojmë. Dhe si çdo e vërtetë, kjo trondit dhe çliron. Dikur në jetë, ne jemi secili në një pikëtakimi me Martën. Marta është një heroinë e imja, teksa ecën drejt Esenciales me të qeshurën shkëlqyese dhe zgjedhjet e forta që bën në jetë. Ato zgjedhje që përcaktojnë kohën e saj të shkurtër, por të qenit aq e madhe sa mund të ketë kuptim njeriu. Ajo la pas jetën e saj, artin më të bukur. Ndaj, historinë e Martës do t’ia tregoj unë botës. Me këtë roman, autori Loer Kume ia del të trazojë në thelb botëkuptimin tonë, duke na tërhequr në shtigje të guximshme drejt të vërtetës së thellë që mbartim si qenie. Për autorin Loer Kume ka lindur në Durrës , më 12 prill 1982 , është prozator dhe eseist. Krijimtaria e tij nis në vitin 2011 me botimin e “LUX”, një përmbledhje me tregime. Më pas krijoi dhe u bë pjesë e “Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale – A Dangerous Method”, 2015. Përmes një cikli esesh në shtypin e ditës dhe në blog, nën titullin “Sfera Shqipe” shtjellon analiza të fenomeneve shoqërore e kulturore shqiptare. Në vitin 2017, boton romanin “ Histori e shkurtër e rrëmujës “. Në 2019, shpallet fitues i ç mimit “Kadare ”, me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”, – “si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh, që eksperimenton në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit, duke sjellë kështu një frymë të re në letërsi”. Në vitin 2021, “Amygdala Mandala” përzgjidhet në pesë finalistët e çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë. Nga viti 2021-2023 shkruan kolanën e përjavshme “Rock Rrëmujë” në suplementin letrar “Leteratura”. “Dhe pastaj, ajo u bë pemë” është libri i katërt i tij. Loer Kume jeton aktualisht në Durrës, me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij, në “Shtëpinë e Luleve”. Kume ndan kohën mes letërsisë, profesionit si stomatolog në klinikën dentare “Kume”, dhe pasionit për muzikën e pikturën. Ai e quan veten “artist pa përkatësi”.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Dhe pastaj, ajo u bë pemë