
Dhoma e fluturave
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një shtëpi fantastike. Një fëmijëri përrallore. Një sekret shkatërrues. Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s’ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara – Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues… Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t’i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 190 lekë
Më i ulëti
1 190 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 190 lekë
Më i larti
1 190 lekë
22 tet 2026
Dhoma e fluturave