
Diaboliket
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave. Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike. Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake. VLERESIME Personazhet femërore të Barbey-t kanë gjithnjë gisht në përcaktimin e fatit të tyre, ndonëse mundësitë e zgjedhjeve i kanë më të kufizuara sesa burrat.” Los Angeles Review of Books “D’Aurevilly të fton të marrësh kungatën me të njësoj siç do të të kishte ftuar dikush tjetër për darkë.” Charles Baudelaire “Ky është një kremtim i shtatë mëkateve vdekjeprurëse, pa iu vënë përballë shtatë virtyte kardinale. Për më tepër, është një kremtim i krenarisë, i krenarisë së aristokracisë së lashtë të së keqes..” Robert Irwin Sekretet e të fshehtat janë të shumta: ekstazat përshkruhen përgjysmë. Lexuesit ndoshta kanë të njëjtin frustrim të njërit prej dëgjuesve të Barbey-t që thërret: “Çfarë e shtyn njeriun të veprojë kështu?”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
Diaboliket