
Ditari i një trupi
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore. Ai përqendrohet te trupi i rrëfimtarit: trupi i tij fizik, dhe jo personaliteti që e mbush atë, është heroi dhe subjekti i këtij libri. Qëllimi i rrëfimtarit ishte të vërente dhe të regjistronte të papriturat e shumta me të cilat na përball trupi ynë. Kështu, ai arriti të përshkruante gjithë evoluimin e organizmit të tij, por jo nga një pikëpamje mjekësore apo anatomike, por në mënyrë intime, duke përfshirë në çdo faqe personazhe, situata, dialogë dhe mendime që na e bëjnë këtë trup të ngjashëm me tonin. Ne që ndihemi ndonjëherë kaq të vetmuar në trupin tonë, zbulojmë pak nga pak që ky kopsht sekret, në të vërtetë, është një truall i përbashkët. Gjithçka që fshehim është shkruar këtu, e zezë në të bardhë, dhe ajo që shpesh na frikësonte, tashmë kthehet në hare. Fragment nga libri E enjte, 10 janar 1974 – 50 vjeç e 3 muaj Nëse do të më duhej ta botoja këtë ditar, do t’ua kushtoja së pari grave. Si këmbim, do të doja të lexoja ditarin që një grua do të kishte mbajtur për trupin e saj. Sa për të parë pak më qartë në misterin femëror. Ku qëndron ky mister? Në faktin, për shembull, se një burrë nuk di asgjë për atë çka ndien një grua lidhur me formën dhe peshën e gjinjve, dhe se gratë nuk dinë asgjë për atë çka ndiejnë burrat lidhur me telashet që u nxjerr penisi. E diel, 26 korrik 2010 – 86 vjeç, 9 muaj e 16 ditë Ne jemi deri në fund fëmija e trupit tonë. Një fëmijë që ka humbur pusullën. Komente mbi librin “Rrëfimtari ia dorëzon ditarit të gjitha disfatat romantike, zaptimet seksuale dhe dështimet, nga fryma e parë tek e fundit. Kjo është shprehja e trupit nëpërmjet pendës.” L’Express “Mbetet jetësor fakti që nuk kemi thjesht një koleksion fenomenesh fiziologjike, por një personazh, një zë, që na tërheq brenda…” The Guardian “Ja pra, historia e fibrave tona, historia e njeriut që e nisi keq, vdiq e u ringjall mijëra herë dhe e mbushi jetën e tij.” Le Figaro “Ky rrëfim pa tabu nuk mund të jetë i pacipë, pasi secilit prej nesh i flet veç për trupin e tij.”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
22 tet 2026
Ditari i një trupi