
Divani i Stambollit
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës. Ndërmjet shekujve XIV dhe XX, osmanët ndërtuan një perandori të madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, me synimin e qartë për të bashkuar Azinë me Europën. Sulltanët e saj besonin se ishin pasardhës të Kostandinit të Madh dhe ushqenin ëndrrën për të pushtuar “Mollën e Kuqe”, pra Romën, me shumë gjasë. Historia e osmanëve, afër dhe larg për ne, e njohur dhe në të njëjtën kohë misterioze, sepse në thelb ishte historia e të tjerëve, tregon për një hordhi të ardhur nga stepat aziatike, që u përhap me shpejtësi në hapësirën e pushtuar më parë nga Perandoria e Lindjes dhe dominoi për shekuj me radhë Detin Mesdhe. Ajo mbretëroi në paqe të brendshme mbi fetë dhe popujt e ndryshëm, të mbrojtur e shpesh të favorizuar nga një sistem qeverisjeje që deri në shekullin XVIII rivalizonte atë perëndimor, si një alternativë e preferuar në sytë e disave. Por është gjithashtu pjesë e mosmarrëveshjeve të përjetshme midis popujve sedentarë e nomadë dhe pjesë e historisë së përbashkët të popujve, emrat e vendeve të të cilëve sot përfundojnë me prapashtesën “stan”. Është historia e një kulture dhe e një gjuhe, fjala më e gjatë e së cilës ka 70 shkronja; dhe historia e mbijetesës së pamposhtur të traditës së stepave brenda një elite shumë të rafinuar (deri në mbledhjet vendimtare të divanit, qeverisë perandorake, që mbaheshin mbi kalë)
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
22 tet 2026
Divani i Stambollit