
Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Marka
- Dr.MELAXIN
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 2 nën 2026
Ofertat për këtë produkt
I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.
Përshkrimi
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating White Rice Ampoule është një ampulë eksfoliuese e formuluar për të përmirësuar teksturën e lëkurës, reduktuar pamjen e poreve dhe rikthyer një ton më të njëtrajtshëm. Formula kombinon eksfolimin kimik me përbërës me veti hidratuese dhe qetësuese, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe papastërtive pa e tharë lëkurën apo shkaktuar irritime dhe skuqje. Përbërësi kryesor i formulës është ekstrakti i orizit të bardhë, i njohur për vetitë e tij ndriçuese dhe hidratuese, që ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Formula është e pasuruar gjithashtu me Niacinamide, që ndihmon në zbehjen e njollave, njëtrajtësimin e lëkurës dhe minimizimin e pamjes së poreve. Për eksfolim efektiv, ampula përmban kombinimin e AHA, BHA dhe PHA, që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe lëmimin e teksturës së pabarabartë të lëkurës. Këta eksfoliantë veprojnë gradualisht në sipërfaqen e lëkurës për ta bërë atë më të butë, më të pastër dhe më uniforme. Formula përmban gjithashtu Sodium Hyaluronate, Squalane dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe balancës së lëkurës gjatë eksfolimit, duke shmangur ndjesinë e tharjes apo irritimit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e ndriçuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm më të dukshëm. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *80ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt i orizit të bardhë, AHA, BHA, PHA, Sodium Hyaluronate, Squalane, niacinamide Lista e plotë e përbërësve Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Dipropylene Glycol, Water, Tripropylene Glycol, Cellulose, Propanediol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Steartrimonium Methosulfate, Glycerin, Saccharide Isomerate, Isopropyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Glycereth-25 PCA Isostearate, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Palmitate, Squalane, Ethylhexylglycerin, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Disodium EDTA, Fragrance, Hydrogenated Lecithin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Oryza Sativa (Rice) Extract, Citric Acid, Sodium Citrate, Coptis Japonica Root Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Arbutin, Gluconolactone, Salicylic Acid Marka DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës. Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
Detajet:
Specifikimet
- Marka
- Dr.MELAXIN
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 543 lekë
Më i ulëti
1 543 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 543 lekë
Më i larti
1 543 lekë
22 tet 2026
Të ngjashme
Model ose variant tjetër — jo i njëjti produkt
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating White Rice Ampoule