
DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Krem fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Nëse keni qenë në kërkim të një kremi nate me përqendrimin më të lartë dhe më të pastër të PDRN-së së salmonit, atëherë ju prezantojmë DR. REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream, një risi e vërtetë në rigjenerimin e lëkurës. Me 12% PDRN salmoni (99% i pastër), të kombinuar me peptide dhe kolagjen me peshë molekulare të ulët, ky krem përbën një formulë të fuqishme që rikthen vitalitetin, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Ai depërton thellë për të stimuluar rigjenerimin qelizor, duke reduktuar dukshëm shenjat e lodhjes, vijat e imta dhe humbjen e tonusit. I pasuruar me niacinamide për unifikimin e tonit dhe panthenol për qetësim intensiv, ndërsa acidi hialuronik forcon barrierën dhe siguron hidratim të thellë e afatgjatë, ky krem lë pas një lëkurë të lëmuar, të ushqyer dhe të gjallëruar. Tekstura e tij e lehtë xhel-krem përthithet menjëherë, duke dhënë efektin “glass skin” dhe një ndjesi freskie që ndjehet që në momentet e para. Ideal për çdo tip lëkure, veçanërisht për ata që kërkojnë rigjenerim të avancuar, elasticitet dhe një pamje dukshëm më rinore. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. *20g Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit "magjik" 99% PDRN të pastër salmoni, peptide, kolagjen Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Cyclohexasiloxane, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Arginine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Olivate, Polyacrylamide, C13-14 Isoalkane, Dimethiconol, Sodium DNA (=PDRN) 1,200 ppm, Cellulose Gum, Allantoin, Laureth-7, Fragrance, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Panthenol, Betaine, Coccinia Indica Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract Marka
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 450 lekë
Më i ulëti
2 450 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
2 450 lekë
Më i larti
2 450 lekë
22 tet 2026
DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream