
Dranja
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
“Dranja” mund të lexohet si një fabul naive alegorike; si një rrëfim pleqërishte me shëmbëlltyra krejt të ngjashme me ato të ligjërimit parathënës në Shkrimet; si një ushtrim i rafinuar hermeneutik mjeshtëror; si histori e mendimit, shpirtit dhe mundimit njerëzor; si histori e botës sonë, e rruzullimit ku ajo është pjesë dhe e gjithë rruzullimeve të tjera; si teori evolucioni të jetës dhe të gjallësisë prej kohës së akullnajave dhe të dinosaurëve deri në epokën e udhëtimeve nëpër galaksi; si shenjë e kullës malësore dhe e bunkerit të periudhës ideokratike; si dhimbje për vendlindjen e mbyllur në vete njësoj si breshka nën zhguall; si kërkim antropologjik dhe ontologjik deri në thelbin e vlerës së qenies njerëzore dhe të mbijetesës së saj; si hetim mbi etnotipin shqiptar dhe lidhjet e tij me tjetrin, afër apo larg qoftë. Në librin “Dranja” të Camajt nuk ka kohë, por pakohësi, ose më saktë mbikohësi; nuk ka kalendar, por, ashtu si në epet e lashtësisë së thellë, si në “Gilgameshin” sumer, “Vedat vedante” sanskrite apo në “Qadeshin” e egjiptianëve, dita mund të jetë sa një mijëvjeçar dhe anasjelltas, mijëra vjet mund të vetëtijnë si një sy gjumë trimash legjendarë. Shaban sinani Pjesë nga parathënia
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
21 tet 2026
Dranja