Drejtimi i Cilesise ne Industrine Agroushqimore – Prof. As. Renata Kongoli

Drejtimi i Cilesise ne Industrine Agroushqimore – Prof. As. Renata Kongoli

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€15≈ 1 360 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria UBT

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra shkollore
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Teksti Drejtimi dhe Kontrolli i Cilësisë në Industrinë Ushqimore, me autor Renata KONGOLI, është hartuar për studentët, që duan të marrin njohuri për kontrollin, sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë, para se ata të fillojnë karrierën e tyre në industrinë ushqimore. Ky tekst është i vlefshëm gjithashtu për punonjësit e sektorit ushqimor, të cilët nuk janë trainuar apo kualifikuar më parë për çeshtjet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, por që janë të interesuar të familjarizohen me informacionin bashkëkohor në punën e tyre, duke përfshirë ecjen përpara të parimeve, praktikave dhe terminologjisë, në sigurimin dhe drejtimin e cilësisë së ushqimeve. Që nga fillimi i viteve 1990, në industrinë ushqimore kanë ndodhur ndryshime thelbësore, përsa i përket praktikave të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Këto ndryshime fillimisht u drejtuan nga përshtatja e sistemit HACCP (Analiza e Rrezikut në Pikat Kritike të Kontrollit/ Hazard Analysis Critical Control Point), me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën si dhe përdorimin e gjerë të standardit të menaxhimit të cilësisë, të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit, ISO 9001:2000, në sektorë të ndryshëm, përfshirë dhe industrinë ushqimore. Si rrjedhojë, është thelbësore që studentët të përgatiten me njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike rreth këtyre sistemeve, që sot janë pjesë e kurrikulës së universitetit, për tâ€i aftësuar ata në kuptimin dhe implementimin e këtyre sistemeve në sektorin ushqimor, pas përfundimit të studimeve universitare. Përmbajtja e këtij teksti i kushtohet kryesisht sistemeve të cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve. Qëllimi është paraqitja e parimeve, praktikave dhe fjalorit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në një mënyrë që të jetë e kuptueshme nga studentët e fakulteteve teknologjike, shkencës së ushqimit si dhe nga fillestarë të tjerë të fushës së ushqimit. Teksti është hartuar në 17 kapituj, përmes të cilëve trajtohen çeshtjet më të rëndësishme të cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve; fillimisht jepen konceptet dhe përkufizimet e cilësisë në vite, vetitë e cilësisë, planifikimi/projektimi, kontrolli, përmirësimi dhe sigurimi i cilësisë, metodat dhe mjetet, që përdoren për realizimin e tyre, sistemet ISO, HACCP dhe GMP, zbatimi i tyre në sektorin agroushqimor dhe dokumentacioni shoqërues, standarde të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, kuadri ligjor, etj. Në këtë tekst jepen gjithashtu njohuri për laboratorët e analizave të ushqimeve, sigurimi i cilësisë në laborator, vlefshmëria e metodave të matjes, metodat statistikore, që përdoren për qëllime vlerësimi, konceptet e gjurmueshmërisë dhe kalibrimit, etj. Për realizimin e këtij teksti, është përdorur literaturë bashkëkohore dhe eksperienca e përftuar në vite në implementimin e sistemeve të cilësisë dhe sigurisë, në sektorin ushqimor.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 360 lekë

Më i ulëti

1 360 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 360 lekë

Më i larti

1 360 lekë

22 tet 2026

Drejtimi i Cilesise ne Industrine Agroushqimore – Prof. As. Renata Kongoli