
Drite qe vjen nga humnera
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Fragment nga libri E diel, 19.IX.76 Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht. Ajo ikën për të mos u kthyer më kurrë. Dhe unë?? Unë vërtitem në zbrazëtinë e saj, e pafuqishme, pa kuptuar asgjë, pa ndier asgjë, pa bërë asgjë. Asgjë. Kjo do të thotë të mos jetosh. Më parë, të paktën, kisha një qëllim- të mbaroja shkollën. Po tani? “Tragjedia në jetën e njeriut fillon atëherë kur ai e kupton se nuk i nevojitet askujt.” Duhet të merrem me diçka të dobishme. Ndoshta të mësoj një gjuhë të huaj. Më vonë ndoshta do t’i kujtoj me keqardhje këto ditë që kalojnë kaq pa kuptim. Shfleton revista të vjetra, lexon ndonjë tregim a ndonjë gjë interesante, zgjidh kriptograme e fjalëkryqe dhe… asgjë tjetër. Sigurisht, edhe diçka- bën gjellën, rregullon shtëpinë, shkon të blesh bukë, duke kaluar nëpër atë “bulevardin” e famshëm, e ndjekur nga shikimet e po atyre njerëzve, që të kanë parë edhe dje po ashtu, si me habi, që po ashtu do të të shohin edhe nesër. Kur kalon pranë teje ndonjë i njohur, duhet të bësh sikur s’e ke mendjen, që të mos e vësh në pozitë të vështirë dhe, në qoftë se ai, pas një dyluftimi të gjatë me veten, vendos më në fund të të flasë, duhet të shtiresh e habitur: “Ua, s’të pashë fare.” Megjithëse ashtu si ti, edhe ai e di mirë që e ke parë, ndoshta që një orë larg. Të gjitha këto nuk më mërzisin, bile as që më bëjnë më përshtypje. U bënë kaq vjet, jam mësuar me to; vetëm më shqetëson fakti se po më ikin vitet më të mira të jetës kot, pa bërë asgjë. Pa asnjë qëllim në jetë – po kjo është e tmerrshme! Dhe të mendosh se po kështu jetojnë qindra, mijëra njerëz në botë, bile edhe më keq- as që e vrasin mendjen për këtë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
500 lekë
Më i ulëti
500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
500 lekë
Më i larti
500 lekë
22 tet 2026
Drite qe vjen nga humnera