
DYSHEK IMEMORY S PLUS Dormeo
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Dormeo Kosova në faqen e vet (dormeo-ks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dormeo Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dormeo-ks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Dyshekë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
Netë të qeta 15 vite garancion Porosit online Dysheku perfekt për të gjithë Jeni lodhur duke kërkuar dyshekun e duhur? Kërkimi juaj mbaron këtu: dysheku iMemory S Plus III është dysheku më i personalizueshëm! Ofron 8 kombinime të ndryshme andaj është perfekt për çdo formë trupore, peshë dhe pozitë gjumi. Për më tepër, dimensionet dyshe kanë një bërthamë të dyfishtë, duke e bërë këtë dyshek ideal për çiftet që kanë nevoja të ndryshme gjumi. Shtresa unike në formë S e sfungjerit Octaspring ka tri zona rehatie dhe është mbështjellë mjeshtërisht mes dy shtresave me sfungjer Ecocell (njëra e butë dhe tjetra e fortë). Sustat sfungjerike në dyshek sigurojnë ajrosje dhe higjienë, kurse mbulesa me sfungjer memory është trajtuar me trajtime kundër pluhurit, baktereve dhe aromave të pakëndshme. Dysheku më i personalizueshëm Sustat sfungjerike inovative janë punuar prej sfungjerit cilësor Ecocell me një dizajn unik Octaspring . 8 kolonat mbështetëse përshtaten në mënyrë 3-dimensionale. Secila sustë sfungjeri në mënyrë dinamike i përshtatet formave dhe lëvizjeve të trupit në çdo pozitë gjumi. Në këtë mënyrë, ofrojnë 8 herë më shumë shpërndarje presioni. Mbështetje e shkëlqyer për shpinën Një nga pjesët unike të dyshekut, është shtresa Octaspring në formë S. Kjo shtresë ka 3 zona rehatie, të cilat u përshtaten formës së shpinës dhe e mbajnë në drejtimin e duhur gjatë gjithë natës, pavarësisht pozitës së gjumit. Po ashtu, ofron mbështetje në pikat e synuara dhe parandalon çdo dhimbje shpine që mund të lidhet me gjumin. Qarkullim i shkëlqyer i ajrit 8 herë më e ajrosshme se sfungjeri tradicional memory, është dëshmuar se teknologjia Octaspring promovon qarkullimin e ajrit dhe ulë temperaturën e shtratit në 3°C për t’ju siguruar gjumë më të thellë dhe më të gjatë. Për më tepër, shton higjienën e dyshekut. Shikoni brenda dyshekut Lartësia: 20 cm 4 nivele të fortësisë dhe 2 nivele të mbështetjes Shikoni videon Bazuar në përvojën 20 vjeçare të Dormeo, ekspertët tanë të gjumit kanë zhvilluar strukturën e dyshekut në atë mënyrë që t’i përshtatet trupit tuaj në mënyrë të përsosur, pavarësisht pozitës së gjumit. Ju mund ta rrotulloni dyshekun dhe ta zgjedhni nivelin e fortësisë që ju përshtatet më shumë. • ✓ Bërthama e dyfishtë nga poshtë – lart: me të butë sfungjer Ecocell ngjyrë portokalli dhe sfungjer të fortë Ecocell, në ngjyrë të kaltër. • ✓ Bërthama e kthyeshme për së gjati: ju mund vendosni pjesën me formë S më afër ose më larg shpatuollave. Nëse është më afër, do të përshtatet më shumë dhe do të lirojë më shumë presion, sidomos në rastin e atyre që flenë në krah. Për të mbajtur lart pjesët më të rënda të trupit, vendoseni këtë shtresë larg trupit. • ✓ Mbulesë e kthyeshme: Njëra anë e mbulesës është e mbushur me sfungjer iMemory për butësi dhe rehati shtesë. Kurse ana tjetër ka mbushje PES. Dysheku perfekt për çifte Falë karakteristikës 8në1 , ky dyshek me të vërtetë është perfekt për çifte. Nuk ka rëndësi se sa keni dallim në gjatësi apo peshë, ose në çfarë pozite flini. Me këtë dyshek, të dy do ta shijoni një natë gjumi plot rehati, pa shqetësuar njëri-tjetrin. Dyshekët me gjerësi 160 cm e më shumë, kanë bërthamë të ndarë / të dyanshme brenda një mbulese. Mbulesa është mjaftueshëm e trashë dhe nuk do të krijohet hendek mes jush. Në të njejtën kohë, secili mund ta rrotullojë bërthamën sipas nevojës së vet dhe të dy do të flenë rehat. Për më tepër, falë bërthamës së ndarë, lëvizjet nuk transferohen. Pra, edhe nëse partneri/ja rrotullohet në hapësirën e vet, ju nuk do të shqetësoheni. Si ta zgjedhni anën ideale për vete? Dysheku ofron gjithçka që ju duhet, për ta mbajtur shpinën në drejtimin e duhur dhe në të njejtën kohë, tërë trupi juaj merr mbështetjen e duhur. Ju mund ta rrotulloni në cilëndo anë që ju përshtatet më shumë. Ju mund ta rrotulloni në cilëndo anë që ju përshtatet më së miri. Megjithatë, për t’ju ndihmuar ta zgjedhni kombinimin perfekt për ju, ne kemi përgatitur një tabelë, të cilën e gjeni te rubrika Informata shtesë. Aty mund të mësoni se në cilën anë ta përdorni dhe personalizoni dyshekun, në bazë të peshës, formës trupore dhe pozitës së gjumit. E mira është se dyshekun mund ta rrotulloni në secilën anë, edhe nëse nevojat tuaja të gjumit ndryshojnë pas një kohe. Meqenëse ky dyshek është i personalizueshëm në disa mënyra, nuk ka nevojë të bleni dyshek të ri nëse ndërroni pozitën e gjumit apo keni ndryshime në peshë. Pra, në vend se ta ndërroni dyshekun, dysheku përshtatet për ju. Zgjohuni të çlodhur Përveç sustave sfungjerike Octaspring në shtresën me formë S dhe strukturës së ajrosshme të sfungjerit Ecocell , jemi përkujdesur që edhe mbulesa të jetë po aq cilësore. Mbulesa: • ✓ Përmban fibra Climalite, të cilat janë dizajnuar me teknologji speciale për ta thithur lagështinë dhe për ta përshpejtuar tharjen. • ✓ E pasur me trajtimin Re-Vitalize që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit, duke ndihmuar në përshpejtimin e procesit të rivitalizimit dhe relaksimit të trupit.…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dormeo Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
30 006 lekë
Më i ulëti
30 006 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
30 006 lekë
Më i larti
30 006 lekë
22 tet 2026
DYSHEK IMEMORY S PLUS Dormeo